Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përsëritet oferta konçesionare për disa blloqe nafte

Qeveria ka rihedhur edhe një herë për interes blloqet e lira të naftës por këtë herë janë më shumë se një apo dy prej tyre.

Në hartën e rifreskuar në fund të janarit 2017 Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës qartëson edhe panoramën.

Sipas kësaj harte vazhdojnë negociatat për Dumrenë dhe Bllokun 4 me kompanitë e interesuara respektivisht Shell dhe Delek Grup ndërkohë që për të disatën herë interesi për Bllokun 5 dhe bllokun Panaja është zero.

Këto të fundit sëbashku me Blloqet e tjera të lira që llogariten të jenë 11 janë të lira për interesin e investitorëve.

Ajo që ka dekurajuar shprehjen e interesit sipas ekspertëve por edhe institucioneve kanë qenë çmimet e ulëta të arit të zi në tregjet globale duke i tkurrur planet e investimeve jo vetëm të aktorëve mesatarë por edhe gjigandëve të kësaj industrie.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka deklaruar se tashmë në vazhdim do të ndjekë një politikë të ndryshme nga ajo e mëparshme duke lënë të hapur mundësinë e shprehjes së interesit nga investitorët në çdo kohë.

Shqiptarja.com  14.02.2017