Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fitimi i OSHEE për 2016, 78 mln euro

Fitimi i OSHEE arriti në 10.4 miliardë lekë më 2016 me një rënie prej  8 % (964 milionë lekë) në krahasim me 2015.

Sipas shpjegimeve që OSHEE dhe në Entin Rregullator të Energjisë fitimi real i vitit 2016 është 25 për qind më i lartë se i vitit 2015 ose rreth 2.7 miliardë lekë, pasi në fitimin e vitit 2015 kanë ndikuar edhe faktorë që nuk lidhen direkt me përformancën e kompanisë.

Në uljen e kostove të vitit 2016 ka ndikuar ulja e provigjioneve nga arkëtimet e viteve të kaluara sipas vendimeve të ERE dhe kjo ka pasur një ndikime 1.8 miliardë lekë. Gjithashtu OSHEE ka kursyer më 2016 edhe 1.8 miliardë lekë të cilat ishin llogaritur të shpenzoheshin për çështjet gjyqësore.  OSHEE raportoi se ka grumbulluar nga të ardhurat e jashtëzakonshme 4 miliardë lekë më 2016.

OSHEE shpjegon se të ardhurat e 2016 janë më të ulta si pasojë e uljes së kamatë vonesave krahasuar më 2015. Arkëtimet e detyrimeve të prapambetura  gjatë 2015 ishin si rezultat i fillimit të aksionit për uljen e humbjeve. Tashmë për pjesën më të madhe të detyrimeve janë lidhur kontrata duke ristrukturuar detyrimin dhe falur pjesërisht kamatëvonesat.

Sipas shpjegimeve që OSHEE ka dhënë në Entin Rregullator të Energjisë përmirësimi kryesor në treguesit financiare të 2016 lidhet me përformancën  në blerjen e energjisë krahas uljes se humbjes, e cila ka siguruar një kursim prej 4.8 miliardë lekë.

Arkëtimet arritën në rreth 94% e vlerës së faturuar e cila është 2 për qind më e lartë se objektivi i vënë në Planin e Rimëkëmbjes prej 92%. Ky rezultat pritet të ulë provigjionimet edhe me 700 milionë lekë.

OSHEE ka raportuar në Entin Rregullator se ka realizuar 10.7 miliardë lekë investime më 2016, vlera më e lartë vjetore e investimeve e realizuar ndonjëherë.

Revista Monitor,  11.02.2017