Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, bie blloku B1, rritet importi

KESCO ka bërë të ditur se është njoftuar nga KEK-u se ka rënë nga sistemi në  mënyrë  të  paplanifikuar njësia B1 e Termocentralit Kosova B, i cili gjatë ditëve të fundit edhe ashtu kishte punuar me kapacitet të reduktuar.

Rënia e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të rreth 200 Megavatë/orë energji elektrike, gjë që vështirëson furnizimin me energji elektrike.

KESCO për momentin, sipas planit është duke importuar rreth 200 MW , por kjo sasi është e pamjaftueshme të mbulojë tërë kërkesën sidomos tani pas rënies së bllokut B1.

KESCO menjë herë  ka nisur procedurat e importit shtesë për te mbuluar hendekun e krijuar.

Siç jemi njoftuar nga KEK, blloku B1 pritet të kthehet në sistem të shtunën në ora 00:00.

KESCO falënderon konsumatorët për mirëkuptim dhe mbetet e përkushtuar për të bërë maksimumin për të tejkaluar këtë situate.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  10.02.2017