Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mbetjet e TAP, një incinerator do ngrihet në Korçë

Një incinerator për përpunimin ë mbetjeve të projektit TAP është projektuar të ndërtohet në fshatin Floq të Korçës.

Incineratori do të përdoret për incinerimin e mbetjeve urbane të përftuara nga veprimtaria  e projektit TAP.  Impianti do të përpunojë mbetjet që do të krijohen nga puna në kantierin e TAP dhe mbetjet që krijohen nga shtrimi i tubacionit.

Kompania Spiecapag ka ofruar një alternativë për menaxhimin e mbetjeve që krijon TAP nëpërmjet incinerimit.

Kompania synon që fillimisht të nisë punë me djegien e 500 kilogramëve mbetje në ditë, por kapaciteti instalues i impiantit është që të djegë 200 kilogramë mbetje në orë.

Impianti është i certifikuar nga BE dhe në përputhje me direktivat e BE. Ky impiant është në gjendje të përpunojnë të gjitha mbetjet që prodhohen nga projekti.

Sheshi ku do të vendoset impianti është 20 kilometër nga qyteti i Korçës dhe fshatrat më të afërt janë Ujëbardha dhe Pulaha. Të dy këto fshatra ndodhen 1.5 kilometër nga dy sheshet ku do të vendosen impiantet e djegies. Gjithashtu largësia me rrugën nacionale është 500 metra.

Impianti i do të jetë i lëvizshëm në përshtatje të nevojave të projektit. Spiecapag TransAdriatik është e kontraktuar nga TAP në Shqipëri për ndërtimin e tubacionit të projektit. Por kompania ka kërkuar vlerësim mjedisor për instalimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve që krijohen gjatë punimeve për shtrimin e gazsjellësit.

Zhvillimi i veprimtarisë për ndërtimin e TAP gjeneron mbetje të llojeve të ndryshme. Impianti do të trajtojë mbetje kartoni dhe letre, mbetje ambalazhe plastike, mbetje ambalazhe druri, qelqi, tekstili, substanca të kontaminuara të rrezikshme, mbetje tekstili, filtra vaji dhe nafte, dhera dhe gurë.

Revista Monitor,  09.02.2017