Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bulqizë, vijojnë kërkimet për minatorët

Ende pa rezultat kërkimet për trupat e tre minatorëve të mbetur të izoluar dje në minierën e Bulqizës pas një shpërthimi në nivelin 21 të galerisë.

Grupet e ekspertëve të kërkimit ende nuk kanë mbërritur në nivelin e minierës ku dhe ndodhi shpërthimi që dyshohet se i mori jetën tre minatorëve kinez. Veç tre minatoëve që deri tani dyshohet se kanë humbur jetën, mbeten te plagosur edhe tre minatorë të tjerë.

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Bulqizës.

Ndërkohe nga pala shqiptare nuk ka dëme në njerëz dhe materiale.

Specialistët e Repartit të Inspektim Shpetimit të Minierave, ato të firmës Albchrome dhe ekspertë të aktualisht jane në nivelin e 17 ku sqarojnë se deri aty është pastruar i gjithë ajri nëpërmjet tubave të jashtme të ventilimit.

Paralelisht po punohet edhe për riparimin e pusit që do të bëjë të mundur zbritjen e ekspertëve dhe grupit hetimor në nivelin 21.

Gjithashtu mësohet se në seksionin e punimeve për pusin e ri, niveli 21, ku kompania Kineze ‘Xian Engineering’ e nënkontraktuar nga kompania ‘Albchrome’ po kryen punimet ka pasur një shpërthim gazi metani.

Grupet e shpetimit kanë mundur të shkojnë deri në nivelin e 14. Gjithashtu mësohet se në seksionin e punimeve për pusin e ri, niveli 21, ku kompania Kineze ‘Xian Engineering’ e nënkontraktuar nga kompania ‘Albchrome’ po kryen punimet ka pasur një shpërthim gazi metani.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve që po zhvillohen në kuadër të investimit për hapjen e pusit të thellësisë që do të shtojë jetëgjatësinë e kësaj zone mineralmbajtëse.

Investimi kryhet nga kompania koncesionare ‘Albchrome’, përmes kompanisë kineze ‘Wenzhou Mining Co Ltd’, e specializuar dhe nënkontraktuar nga koncesionari për këtë shërbim.

Menjëherë pas sinjalizimit të aksidentit nga shpërthimi i gazit të hidrogjenit, grupet e gatshme të avarive në ambientet e minierës kanë ndërhyrë ndërsa nga Tirana janë nisur zv.ministri z. Gëzim Musabelli, grupet e Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave, drejtues të strukturave të mbikëqyrjes së minierave në Ministrinë e Energjisë dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Në përfundim të operacionit të kërkim-shpëtimit, strukturat përgjegjëse do të hartojnë raportin përkatës dhe analizojnë shkaqet e dinamikën e aksidentit të ndodhur.

Ora 14:40 Musabelli: Ndërhyrja në minierë, rrezik shpërthime të tjera
Kërkimi për tre minatorët e humbur praktikisht është bllokuar nga rreziku i një tjetër shpërthimi tjetër në minierën e Bulqizës.

Zëvendësministri i Energjetikës Gëzim Musabelli shpjegon se niveli i hidrogjenin të pus është ende shumë i lartë, gjë që mund të shkaktojë edhe një eksplozion tjetër, ndërkohë që deri tani kanë ndodhur tre shperthime.

Ai thotë se grupet e shpëtimit po përpiqen të ngrenë lartë çengelin kryesor të pusit, por strukturat kanë pësuar dëmtime të rënda dhe se ky proces paraqet rrezikshmëri shumë të lartë për momentin.

Musabelli thotë se çdo përpjekje e nxituar do të sillte humbje të tjera jetësh në pusin e minierës.

Sa për shkaqet e shpërthimit, Musabelli thotë se ato duhen analizuar në mënyrë të detajuar, që nga vendimi i grupit teknik të sigurisë së kompanisë kineze, i cili ka lejuar hyrjen e minatorëve në pus.

Ora 10: 30 Bedri Hoxha: Ekipet e kërkimit s’kanë pajisjet e duhura
Deputeti i Partisë Demokratike, Bedri Hoxha u shpreh në një lidhje telefonike për Report Tv se ekipet e kërkimit për gjetjen e tre minatorëve të bllokuar në minierë, nuk kanë pajisjet e duhura për të kryer operacionin në thellësi.

Sipas tij, miniera ka prezencë të madhe gazi, çka vështirëson depërtimin në thellësi.

Është e pamundur që me këto pajisje që kanë ekipet e kërkim shpëtimit, për t’u futur në thellësi të minierës për shkak të prezencës së madhe të gazit. Kjo do të hajë shumë kohë. Megjithatë, do të shohim sesi do të shkojnë ngjarjet sot“, u shpreh Hoxha.

I pyetur për fatin e tre minatorëve, Hoxha tha se situata është e paqartë, ndërsa u shpreh skeptik që ata të jenë gjallë.

Ajo që është problematike është mungesa e investimeve në miniera. Në të gjithë qarkun e Dibrës është në problem gangrenë. Edhe këto kontrolle që janë bërë nuk kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të minierës, por për të goditur kompanitë e minierës”, tha deputet i PD.

Cupi: Qeveria të jetë më pranë  Bulqizës, Dibrës jo vetëm në ngjarje të tilla
Dhurata Cupi, deputetja e PD e kontaktuar nga Report Tv i ka bërë thirrje qeverisë që të ketë një përkujdesje më të madhe për Bulqizën, Dibrën jo vetëm në ngjarje të tilla. Ajo është shprehur se në bazë të informacione që ajo ka arritur të marrë, kushtet e punës në këtë minierë janë të mira ku kohët e fundit janë bërë investime se nuk mund të thuhet ende se arsyet e këtij shpërthimi.

Keta për Report TV: Janë ndërprerë kërkimet, sipas specialistëve minatorët kinezë kanë vdekur
Deputeti i PD Roland Keta në një lidhje telefonike për Report Tv ka deklaruar se sipas specialistëve 3 minatorët kinezë kanë humbur jetën pasi shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm. Ai shprehet se është tepër e vështirë që forcat e shpëtimit të deportojnë deri në nivelin 21. Sipas tij shpërthimi mund të ketë ndodhur si pasojë e një faktori të jashtëm  duke qenë se gazi metan nuk shpërthen pa shkak. Ai evidenton se kërkimet janë ndërprerë dhe do të rinisin sërish kur zona të pastrohet nga gazi.

Kryebashkiaku i Bulqizës Damsi: Nuk konfirmohet zyrtarisht vdekja e minatorëve kinez
Në një lidhje telefonike për Report Tv, kryebashkiaku i Bulqizës Damsi shprehet se nuk mund të konfirmohet zyrtarisht se tre minatorët e bllokuar prej disa orësh në minierë mund të kenë vdekur. Operacioni për gjetjen e tyre po vijon ende.

I pyetur për kushtet e punën në minierë, Damsi është shprehur se janë shumë të mirë, se janë bërë përmirësime nga dita në ditë. Gjithashtu ai u shpreh se minatorët kanë mbetur të bllokuar në nivelin e 21 dhe se aktualisht është e pamundur të futen specialistët.

Shqiptarja.com  06.02.2017