Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Statusi i naftëtarit, do ulet mosha e pensionit

Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi ka paraqitur ditën e sotme  në Komisionin e Ekonomisë  projektligjin për statusin naftëtarit.

Klosi e ka cilësuar statusin për këtë kategori si një detyrim të shoqërisë. Në projektligjin e propozuar parashikohet që naftëtarët do të përfitojnë ulje të moshës së pensionit me 5 vite si dhe do të marrin 1% pension shtesë për çdo vit pune.

Në këtë projektligj  përfshihen edhe punëdhënësit, të cilët do të detyrohen të derdhin kontribute shtesë në fondet e pensioneve private. Gjithashtu parashikohen dhe dy kontrolle mjekësore falas për naftëtarët si dhe trajtim falas për sëmundjet.

Ministri Klosi bëri të ditur se do të përfitojnë 5 mijë naftëtarë, ku 2 mijë prej tyre do të përfitojnë menjëhere nga ulja me 5 vite të moshës së pensionin.

Shqiptarja.com  31.01.2017