Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bulqizë, plagoset një minator, dërgohet në Tiranë

Një minator në minierën e Martaneshit është plagosur rëndë teksa po punonte.

Avni Heti 45- vjeç ka mbetur i plagosur në momentin që ishte  duke nxjerrë krom në 1200 m thellësi.

Mësohet se shkak për plagosjen e tij ka qenë shkëputja e një shkëmbi që i ka rënë 45- vjeçarit në kurriz.

Burime për Report Tv bëjnë me dije gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë për këtë arsye është dërguar një helikopter për transportimin e tij në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Shqiptarja.com  31.01.2017