Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fyerje në komisionin parlamentar për CEZ

Puna në komisionin hetimor parlamentar për zgjidhjen e kontratës me CEZ degradoi me ofendime mes deputetëve Edmond Spaho dhe Eduard Shalsi.

Spaho: S’ke turp!

Shalsi: Palaço!

Spaho: Palaço je ti, që flet me këtë gjuhë.

Shalsi: Karagjoz.

Spaho: Njeri pa integritet.

Debati nisi pas kërkesës së demokratëve për shtyrjen e afatit të hetimit me 2 muaj, pasi ka mjaft dëshmitarë për t’u pyetur.

Por për mazhorancën koha ka qenë e mjaftueshme dhe sipas tyre, drejtimi i komisionit nga Edmond Spaho ka qenë jo korrekt. Gjithësesi do të jenë strukturat drjeteuse të Kuvendit që do të vendosin mbi shtyrjen e afatit të komisionit.

Përpalsjet vazhduan pa praninë e mediave, kohë gjatë së cilës, sipas socialistëve deputeti Florion Mima ka fyer rëndë kolegen Blerina Gjylameti.

Për këtë aryese, grupi parlametar i PS i kërkon Byrosë përjashtmin e Mimës me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Ndërkohë, në komisionin tjetër hetimor për privatzimin e Operatorit të Shpërndrajes së Energjisë, Nue Kalaj nuk u paraqit sërish.

Përpara deputetëve do të dalë për të dëshmuar edhe kreu i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në vitin 2009, Arbër Doçi, për të hedhur dritë mbi tërheqjen kesh në bankë të 7 milionë eurove nga Nuel Kalaj.

Top Channel,  27.01.2017