Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Karaj: Ja shkeljet për CEZ

Juristi Rome Kara vijon dëshmitë lidhur privatizimin e OSSH nga kompania çeke CEZ.

Nga rrjeti social Facebook, ai nuk ka munguar të shprehet se privatizimi i OSSH do të jetë “Vaterloja” e Berishës dhe se dënimi i tij është vetëm çështje kohe.

“Saliut po i rrëshqet toka nën këmbë.

Situata i ka dalë jashtë kontrollit. Shumë shpejt do të mbarojë edhe retorika denigruese dhe zhurmuese e kopesë së tij dhe ai do të përballet me faktet dhe provat që po dalin përditë e më tepër.

Çështja e privatizimit të OSSH është Waterloo e tij.

Dënimi i tij është vetëm çështje kohe.

Tani e rëndësishme është të përgatitemi për procesin e zhdëmtimit të këtij populli prej bëmave të tij.

Vetëm drejtësia do të shërojë plagët ekonomike dhe morale të këtij vendi”, shprehet dëshmitari kryesor që hapi “petët” e aferës së CEZ, juristi Romeo Kara.

Shkeljet per privatizimin e ÇEZ
Pas kësaj, në një shkrim edhe më të gjatë, Kara ka sipas tij, shkeljet e konstatuara nga ai ne procesin e privatizimit te OSSH.

1. Procesi ne teresi ka qene i nxituar.
Ata qe u nxituan shpeshhere kane deklaruar se kane vepruar sipas orientimeve te Bankes Boterore.
E verteta eshte se vete perfaqesuesja e BB ne Tirane, Kseniya Lvovsky ka deklaruar ne dhjetor 2012, se ky proces privatizimi ka qene i nxituar, pavaresisht se vete BB e kishte inkurajuar ate.
Edhe z/ministri i integrimit i asaj kohe Albert Gajo ne 17.09.2008 ne mbledhjen e qeverise ka percjelle shqetesimin e Komisionit European per procesin e nxituar te privatizimit.

2. Legjislacioni per kete lloj privatizimi ka qene i paplote.

3. Per kete lloj privatizimi duhej perdorur procedura e ankandit dhe jo ajo e tenderimit, sepse ne shitje perdoret ankandi ndersa tenderimi ne blerje.
Eshte hyre ne kete proces privatizimi pa cmim dysheme dhe do te ishte qesharake nese tre kompanite e paraqitura te ofronin p.sh cmimin maksimal 1 leke. Cfare qendrimi do te mbante komisioni dhe qeveria ne kete rast? Vete ato moren vendim qe fituese do te ishte kompania me cmimin me te larte te ofruar, por pa vene nje cmim dysheme.

4. Nuk ishin zgjidhur akoma problemet e titujve te pronesise per asetet e OSSH te cilat i perkisnin dhe i perkasin akoma edhe sot KESH-it.

5. Nuk ishin zgjidhur marredheniet dhe detyrimet ndermjet KESH dhe OSSH. Ky fakt u perdor edhe me pas nga pala ceke si argument kunder qeverise shqiptareve per mosshlyerjen e detyrimeve.

6. Ky proces privatizimi u nis pa u testuar me pare modeli i ri i tregut te energjise si dhe pa u vene ERE ne dijeni per hollesite e ketij procesi ne kohen e duhur. ERE ka qene e detyruar per te ndryshuar 4 here deklaraten rregullatore brenda pak muajve.

7. Madhesia e kapitalit per tu privatizuar u vendos me VKM ne masen 76% duke mos zbatuar ligjin per privatizimin e sektoreve me rendesi te vecante qe parashikon se shteti per mbrojtjen e interesave te tij mban ne pronesi nje pakete aksionesh ose Aksionin e Arte. Duke caktuar me VKM 76% te aksioneve per tu privatizuar, qeveria e atehereshme nuk i dha mundesi shtetit te zoteronte Aksionin e Arte, por i krijoi te gjitha mundesite stafit cek te bente te gjitha shkeljet e mundshme. Po te zbatohej ky parim, mbase nuk do te deshtonte e gjithe procedura e privatizimit. Dhe kjo gje vetem per 2% te aksioneve.

8. Nuk eshte respektuar afati minimal tre mujor per fillimin e procedurave parakualifikuese nga momenti i publikimit te ligjit 9889 dt 20.03.2008. Procedurat filluan me 2.06.2008 pra ne me pak se tre muaj.

9. Nuk eshte mbajtur apo nuk eshte ruajtur protokolli per kete procedure privatizimi.

10. Nuk eshte respektuar afati ligjor lidhur me dorezimin e ofertave, qe duhej te ishte jo me pak se 52 dite nga data ne te cilen eshte bere njoftimi i prokurimit. Njoftimi eshte bere ne 9.05.2008 ndersa ofertat jane dorezuar ne daten 2.06.2008 pra vetem pas 23 ditesh.

11. Komisioni i vleresimit te ofertave duhet te ishte komiteti i konsulences dhe transparences si dhe nje perfaqesues i APP. Nuk eshte vepruar keshtu.

12. Nuk eshte bere nje ndare e qarte te detyrave ndermjet zyrtareve te perfshire ne hartimin e dokumenteve dhe atyre te perfshire ne perzgjedhjen e fituesit.

13. U ndryshua niveli i borxhit te keq nga 4% ne 14% pergjate negocimit te paleve pavaresisht se kjo perbente nje shkeljeve te rregullave te vendosur nga vete qeveria dhe ERE si dhe shkaktonte nje dem ne vleren e 70 million $ ne vit. Palet duhet te diskutonin vetem se cfare do te quhej borxhi i keq por jo nivelin e tij.

14. Nuk eshte zbatuar VKM 835 dt 11.06.2008 e cila parashikonte se marreveshja per blerjen e aksioneve do te nenshkruhej brenda 30 diteve nga shpallja e fituesit. Kaluan disa 30 ditesha deri ne nenshkrimin e marreveshjes.

15. Jane kaluar ne favor te OSSH asete te financuara nga KESH dhe kane kaluar detyrimet e OSSH tek KESH ne nje vlere rreth 76 million $ me ane te VKM 218 dt. 6.3.2009.

16. Eshte ulur ne kundershtim me ligjin garancia e ofertes se CEZ-IT. Ajo duhej te ishte ne vleren e 40 million $ por me ane te VKM 1170 dt. 13.8.2008 u vendos te ishte ne vleren e 5 million €.

17. Nuk jane kompesuar subjektet e shpronesuara sipas ligjit 9889 dt. 20.03.2008.

18. Nuk u jane dhene aksione apo bono privatizimi punonjesve te OSSH dhe te persekutuarve sipas ligjit 9889 dt. 20.03.2008.

19. Nuk jane trajtuar sipas ligjit te mesiperm 1400 punonjesit e OSSH-se qe dolen te papune nga ky proces privatizimi.

20. Zbulimin e e-maileve te cilat faktonin se ky proces kishte nisur perpara njoftimit zyrtar te tij dhe se CEZ-i kishte ndermjetesuar perpara vitit 2008 per privatizimin e OSSH duke kompromentuar te gjithe kete procedure privatizimi.

Shqiptarja.com  27.01.2017