Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ, Balla-Berishës: Vodhe miliona euro

Një debat plot nerv është zhvilluar sot në Kuvend mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Taulant Balla . Ish-kryeministri Sali Berisha nisi të ofendojë Taulant Ballën, teksa ky i fundit nga vendi i kujtoi atij dëmin ekonomik prej 400 milionë euro të shkaktuar nga CEZ.

Berisha në foltoren e Kuvendit: Një shpifës i ndyrë i dënuar për shpifje të ndyra duhet të mbyllë gojën e ndyrë. Kaq mund ti them.

Balla nga vendi: Ti vodhe 400 milionë euro

Berisha: Shpifësi i ndyrë, me gojë të ndyrë, mund të bëhesh kryetar i atyre lolove, po jo i Sali Berishës, se e ka tregue veten Berisha

Balla: Do të thërras prapë në komision

Berisha: Ai që po e mbron ti është mjerimi. Po, po do e shohësh mirë, e ke parë mirë dhe herë të tjera. E ke pa, e ke pa, e ke pa

Kërkon largimin e vëmendjes nga ÇEZ, Berisha akuza Ramës
E ndërsa emri i Sali Berishës tani përflitet më shpesh se kurrë si i implikuar në aferën e ÇEZ, gjatë mbledhjeve të Komisionit Hetimor Parlamenetar, ish-kryeministri përdor kartat e tij për të dalë nga situata.

Duke përfituar nga seanca e sotme në Kuvend, Berisha tenton të largojë vëmendjen nga lajmet rreth ÇEZ dhe adreson akuza të rënda ndaj kryeministrit. Sipas Berishës, Rama ka urdhëruar gjykatat që të lirojnë kriminelët dhe sic thekson ai, këtë e bën me anë të ligjit të Vetting.

“Ju e keni mëndjen si të lirojmë Aldo Baren, sesi të shpëtojmë bodiguardin që vrau Besnik Pudjan. Se ju mbroni surrelsin. Ky është vrasës vetë. Të këqiat nuk kanë fund, duhet zgjidhje, nqs nuk ka alternativë zgjedhje, të mobilizojmë zgjedhjet, të vendosim votimin elektronik.

Kryetari juaj e di që përfundon në koshin e plehrave të historisë e nuk ka si ta pranojë kurrsesi sepse është angazhuar në një proces kriminal të lirimit të Lul Berishës, Aldo Bares, atë e menaxhojnë bandat e bandidatë. Ju s’ju pyet fare.

U drejton gjyqtarëve Vettingun, ose do më lironi Aldon ose do ju bëhet Vetting.
Dhe me hakmarrjen për drejtësi po bën të njëjtën gjë si me Aldo Baren. Do votojmë apo do i nënshtrohemi një njeriu që i është nënshtruar kapos së Meduzës”.

Reagimi vjen në një kohë kur deshmitari kryesor qe hapi ‘petet’ e aferës ÇEZ, Rome Kara deklaron se privatizimi i OSSH do të jetë “Vaterloja” e Berishës dhe se dënimi i tij është vetëm çështje kohe.

Shqiptarja,com  27.01.2017