Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berisha nuk e shpëton dot të birin nga CEZ

E mbani mend kur Berisha thoshte në Kuvend se do miratonte ligjin për martesat brenda së njëjtës gjini? Të gjithë thanë “WOW”. Ishte flluskë sapuni për të larguar vëmendjen nga gjithë presioni që po i ushtrohej për 21 janarin, Gërdecin, Fazlliçin e të tjera si këto të cilat i kishte konsumuar si vepra për 8 vite me radhë.

Është një strategji e njohur komunikimi kjo, që ka të bëjë me shpërqëndrimin e vëmendjes nga një temë, duke hdhur shashka mbi tema të tjera që kanë sensibilitet të lartë shoqëror, por që nuk kanë rëndësi jetike për demokracinë e një vendi dhe drejtësinë e tij.

Sot, në ditën kur në Kuvend ai duhet të përgjigjej para shqiptarëve për dëshmitarët e aferës “CEZ” që shtohen çdo ditë dhe që pranojnë rryshfetin dhe paracaktimin e privatizimit të OSSH tek CEZ duke përfituar miliona dollarë familja Berisha.

Duhet të përgjigjej për përfshirjen e të birit. Sepse kishte shumë detyrime ndaj shqiptarëve që i kanë dhënë të drejtën për të qeverisur për mbi 12 vjet.

Berisha sot dukej i trembur. Jo për veten e tij, më shumë se për të birin, Shkëlzenin, pasi vetë bën si bën. Frika e ka emrin PROVA. Kanë dalë e-maile dhe dëshmi që janë të pakundërshtueshme për aferën “CEZ”. Mirëpo mjeshtri Berisha zgjedh sërish të bëjë sikur asgjë s’ka ndodhur dhe pse qartësisht është i tmerruar nga fakti se provat kundër tij po dalin si pa të keq.

E për të zhdukur nga vëmendja e opinionit publik përshfshirjen e të birit dhe të vetes natyrisht, në skandalin 440-milionësh që i ra si barrë shtetit dhe rryshfetin që mori i biri, Berisha sot ka folur në Kuvend për Kosovën duke bërë thirrje për luftë me Serbinë. Duke u bërë qesharak, por që e dinte se do e merrte vëmendjen që i duhej. Kjo, vetëm e vetëm që të mos flitet për CEZ.

Sepse që të mos dëgjojë emra Si Nue Kalaj, Romeo Karra, Josef Hejsek, etj etj,  Berisha është gati të bëhet dhe të mbetet lolo e Kuvendit dhe i mbarë politikës shqiptare. Por të flasë për CEZ, jo, nuk guxon.

Ndokush mund të mendojë se Berisha i ka të rastësishme shpërthimet ndaj mazhorancës apo deliret populiste nacionaliste. Absolutisht jo! Berisha e ka strategji që prej qershorit të 2013-tës kur humbi zgjedhjet, që të mbajë për vete vëmendjen në pelivanllëqet e tij me qytetarë dixhital e me deklarata “alla Trump”.

Vetëm kështu, ai mendonte se do të shpëtonte nga frika e tij më e madhe, ligji. Përballë të cilit s’ka guxuar të shkojë asnjëherë.

Ai ka shpresuar dhe shpreson se duke u marrë me pelivanllëqet e tij që publikon në rrjete sociale a thotë nga salla e Kuvendit do të mund të tërheqë pas vetes edhe mazhorancën, ndërkombëtarët e dëshmitarët që të merren me të dhe jo me atë ç’ka ai ka bërë  duke përfshirë edhe familjen e tij.

Doktori ka besuar dhe ndoshta ende beson se duke u bërë ai çadra, do shpëtojë e gjithë “kopeja”. Ka menduar se të gjithë do të meren me të dhe me ato që ai thotë për të rrokur vemëndje, ndaj sot emri CEZ e tmerron. Sepse Komisioni Hetimor Parlamentar po zgjat më shumë se ç’duhet dhe po bën lajm më shumë se ai. Madje, me gjithë ndihmën e pakursyer të Blushit që i mbajti sot iso, sërish s’po ja del të dalë lajm mbi Komisionin Hetimor Parlamentar, CEZ.  Ky Komision do i marrë edhe të birin në pyetje, e këtë herë se shpëton dot më.

Këtë ai nuk e duron dot, sepse e nuhat fare mirë se diçka e madhe po vjen, e formula e tij e zhurmës në asgjë, nuk po funksionon.

Ai  ka edhe formula të tjera për dëshmirarët, e ka treguar me fakte, por për të mos ndjellë ters për askënd, nuk po e shtellojmë si temë.

Shqiptarja.com  27.01.2017