Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kondicioneri që redukton përdorimin e energjisë

Samsung Electronics Co. Ltd lançoi sot në Europë kondicionerin e ri Wind-FreeTM AR9500M të montueshëm në mur, në një event special për mediat europiane dhe partnerët duke riforcuar përhapjen e biznesit të kondicionerëve në Europë.

Wind-FreeTM është teknologjia ekskluzive e ftohjes e Samsung që mban temperaturën e dhomës në kushte të rehatshme, pa ndjesinë e pakëndshme të ajrit të ftohtë duke siguruar një ambient ideal për një gjumë të thellë dhe të rehatshëm. Ky kondicioner është dizenjuar për të zgjidhur dy probleme që janë hasur shpesh nga konsumatorët: parehatia nga ajri i ftohtë dhe faturat e kripura të energjisë.

Ai e arrin këtë efekt, duke shpërndarë ajrin e ftohtë nëpërmjet 21.000 vrimave mikroskopike të ajrit, me një metodë që krijon lëvizjen e ajrit me një shpejtësi më të ulët se 0.15 m/s*. Gjatë sezonit të verës, AR9500M ul temperaturat më shpejt me funksionin “Fast Cooling Mode” dhe automatikisht shkon në gjendjen “Wind-FreeTMCooling Mode” sapo arrihet temperatura e dëshiruar. Ky sistem me 2 hapa është provuar që redukton konsumin e energjisë me më shumë se 72%.**

Të dy këto rezultate janë mundësuar nga zhvillimi i teknologjisë revolucionare të Samsung, “Inverter Dixhital 8-polësh” dhe “Power Boost”. Motori 8-polësh, i cili ka 8 magnete në vend të 4 magneteve të zakonshme, gjeneron më pak lëvizje rrotulluese kështu që kërkohet më pak energji. Teknologjia “Power Boost” shkurton kohën e kompresorit për të arritur maksimumin e Hertz-eve.

Arkitektura unike trekëndëshe AR9500M me një strukturë të përmirësuar lejon të tërhiqet më shumë ajër në të njëjtën kohë, ndërkohë që gjerësia optimale, këndi i tij extra v-blade dhe krahët e kondicionerit, të cilët janë 22% më të mëdha se modelet e mëparshme, gjithashtu sigurojnë që ajri të jetë i freskët dhe të shpërndahet më shpejt, më shumë dhe më gjerë, në mënyrë që të mund të arrijë në çdo cep të dhomës.

AR9500M mund të lidhet dhe kontrollohet në çdo moment dhe kudo që ju ndodheni me anë të një telefoni inteligjent dhe aplikacionit “Smart Home” të Samsung. Përdoruesit mund të rregullojnë temperaturën, të ndryshojnë menunë, të marrin në kohë reale përditësimet për mënyrën se si po operon kondicioneri, të monitorojnë harxhimin ditor të energjisë, të shikojnë për zgjidhje kur nevojitet një riparim dhe të sinkronizojnë disa pajisje të zgjuara me kondicionerin e tyre.

Kjo teknologji e pakrahasueshme është vlerësuar këtë vit me çmimin e njohur “CES Innovation Awards.”

Revista Monitor,  25.01.2017