Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri pret investitorët nga Singapori

Intervistë e Ministrit Gjiknuri dhënë për Televizionin Publik Shqiptar

  • Zoti Ministër, çfarë parashtruat përpara sipërmarrësve këtu në Singapor?

Ministri Gjiknuri: Potencialet që ka Shqipëria në fushën energjetike, pra në fushën e naftës, gazit, potencialet në fushën e energjisë elektrike apo edhe të sektorit minerar apo industria e lidhur me to. Singapori dihet që është një nga qendrat më të rëndësishme financiare në botë dhe interesi nga kapitali është jashtëzakonisht i madh. Kuptohet këtu ishte një prezantim i përgjithshëm, por edhe kontaktet pas konferencës ishin shumë intensive, ku disa kompani shprehën interes në lidhje me ato çka parashtruam, për mundësitë potenciale që ka Shqipëria në këto fusha që thashë, por edhe në fusha të tjera si turizmi, që u bë nga përfaqësues të tjerë të qeverisë.

  • Cilat do të jenë prioritetet e Ministrisë që ju drejtoni për këtë vit?

Ministri Gjiknuri: Për vitin që flasim është konsolidimi i reformës në sektorin elektroenergjetik. Pra vazhdimi i investimeve, se tashmë këto kanë filluar, vazhdimi i investimeve masive në sektorin e shpërndarjes. Fillimi i punës për linjën e intekonjeksionit me Maqedoninë, i cili edhe ky është një projekt i rëndësishëm. Thithja e mëtejshme e projekteve dhe fondeve nga Bashkimi Europian apo nga institucionet financiare për eficencën në energji dhe kalimi i gjithë paketës ligjore që ka të bëjë me energjitë e rinovueshme dhe promovimi i disa burimeve të tjera alternative siç është dielli dhe era për periudhën e mbetur. Por edhe sistemet alternative të kursimit të energjisë siç është eficenca energjetike. Pra Ministria e Energjisë ka shumë fusha të cilat po i ndjek me shumë sukses dhe realisht jemi të kënaqur që në këtë 4 vjeçar mundëm të stabilizojmë një sektor jashtëzakonisht të dëmtuar ose le të themi totalisht të falimentuar, por njëkohësisht tëq hapim rrugën dhe për vazhdimin e mëtejshme të investimeve të qëndrueshme në të gjitha fushat që lidhen me sektorin elektroenergjetik.

  • Do kemi investime, sipërmarrës të huaj që do zgjedhin Shqipërinë për të investuar kryesisht në sektorin energjetik?

Ministri Gjiknuri: Patjetër, vazhdon edhe gjatë vitit të shkuar. Ne organizuam me sukses disa procedura ku investitorë të huaj u përfshinë në këto investime dhe që besoj do të vazhdojmë në këtë linjë. Edhe fakti që një nga kompanitë e mëdha kineze bleu një kompani e cila operonte në fushat e naftës në Shqipëri është një sinjal i mirë. Do të thotë që kapitali i huaj ka besim tek potencialet energjetike të Shqipërisë dhe këto janë ogur i mirë.

energjia.al  19.01.2017