Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vidhnin dritat, tre shqiptarë në Itali në arrest shtëpie

Tre shqiptarë në Compagnia di Vittoria në Itali janë arrestuar nga karabinierët për shkak se vidhnin  energjinë elektrike. Pas kontrolleve të ushtruara në zonë, karabinierët kanë zbuluar se të rinjtë shqiptarë kishin lidhur rrjetin e banesës së tyre me rrjetin e ndriçimit publik, çka ka çuar në arrestimin e H.M., 26 vjeç, H.F., 24 vjeç dhe V.S., 22 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarëve, karabinierët kanë zbuluar një kavo të fshehur mirë që merrte energjinë nga shtyllat e ndriçimit të rrugëve.

Pas arrestimit dhe përfundimit të formaliteteve, tre shqiptarët janë lënë  në arrest shtëpi, në dispozicion të zëvendësprokurorit të Republikës pranë Gjykatës së Raguzës.

Ende nuk është saktësuar koha gjatë së cilës të rinjtë kanë vjedhur energjinë, si dhe sasia e vjedhur.

Shqiptarja.com  18.01.2017