Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten çmimet e naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar e nisën mëngjesin e kësaj të mërkure në rritje.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 23 cent, duke u tregtuar me 55.70 dollarë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 22 cent, duke u tregtuar me 52.70 dollarë për fuçi.

Sipas marrëveshjes, vendet anëtare të OPEC-ut dhe prodhues të tjerë të naftës kanë rënë dakort që të ulin prodhimin me afërsisht 1.8 milionë fuçi në ditë gjatë gjashtë muajve të pare të këtij viti.

Revista Monitor,  18.01.2017