Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AlbTek kërkon leje të prodhojë energji nga plehrat

Kompania Albtek Energy, e cila ka marrë me koncesion te formës (Partneritet Publik Privat) përpunimin mbetjeve Urbane në Elbasan kërkon që nëpërmjet tyre të prodhojë energji elektrike.

Kompania ka në planin e saj të biznesit që nëpërmjet impiantit të përpunimit të plehrave të prodhojë energji elektrike.

Për të kryer këtë proces kompania ka aplikuar në Entin Rregullator të energjisë i cili nga ana e tij e ka përfshire shqyrtimin e dhënies se lejes në agjendë.

Landfilli i përpunimit të mbetjeve në qytetin e Elbasanit, është një investim me vlerë 22 milionë euro nga kompania italiane “Albtek Energy sh.p.k.  Sipas planeve të kompanisë nga trajtimi teknologjik mbetjeve do përfitohet energji e gjelbër deri në 17 250 Mwh në vit.

Projekti është një impiant i përpunimit të mbetjeve urbane (IPMU) me rikuperim të energjisë (Waste to Energy Plant- WTE) që mundëson prodhimin e energjisë elektrike. Koncepti i këtij projekti është nga të parët në vend që gërsheton menaxhimin e mbetjeve me përfitim në prodhimin e energjisë

Burimet nga kompania kanë njoftuar se impianti me një teknologji bashkëkohore do të shmange ndikimin negativ në mjedis, nga ana tjetër do të ketë një ndikim edhe në ekonominë lokale.

Ky impiant pritet të vihet në funksion para korrikut të këtij viti dhe ku parashikohet të shkatërrohen 5 ton mbetje spitalore në ditë. Sipas projektit nga ky impiant, qyteti i Elbasanit pritet të përftojë 530 mije m2 hapësirë të  gjelbëruar.

Kontrata koncesionare mes kompanisë dhe qeverisë shqiptare zgjat deri në vitin 2022 dhe ka një kosto prej 3.3 miliardë lekësh. Kontrata të ngjashme për trajtimin e mbetjeve janë bërë edhe ne qytetet e Tiranës dhe Fierit.

Revista Monitor,  18.01.2017