Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“DieselGate”, tronditet dhe Fiat

“Dieselgate” trondit FIAT Chrysler. FCA  (FIAT Chrysler Automobiles) është akuzuar nga SHBA për trukim të nxjerrjes së gazrave në 100 mijë makina. Menjëherë pas lajmit, kuotat e kompanisë në bursë kanë rënë me 16 për qind dhe ka marrë me vete edhe aksionet e kompanisë Exor (e familjes Agnelli), me 9.3 për qind.

Duket se është një skandal i ngjashëm me atë që përfshiu Volkswagen më 2015. Sipas Agjencisë Ambientale Amerikane (EPA), grupi automobilistik “ka shkelur rregullat dhe u zbulua”.

Mosnjoftimi për praninë e një software që ndikon në nxjerrjen e gazrave të makinës “përbën një shkelje serioze të ligjit”.

Sipas EPA-s, që prej muajsh ka refuzuar të certifikojë makinat me naftë të FCA që dalin në treg më 2017, FIAT Chrysler Automobiles rrezikon një gjobë prej 4.63 miliardë dollarësh për dhunimin e ligjeve mbi

Administratori i FCA ka deklaruar kompania nuk ka bërë asgjë të paligjshme dhe nuk ka asgjë të përbashkët me rastin Volkswagen. Ditët e fundit, kompania gjermane mbylli skandalin e saj, duke firmosur me autoritetet amerikane marrëveshjen e pagesës 4.3 miliardë dollarë për mashtrimin mbi emisionin e gazrave nga makinat me motor diesel.

Shqiptarja.com  13.01.2017