Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tesla në listën e kompanive më inovative

Rreth 70% e kompanive më inovative në Botë për 2016 ishin amerikane, tregon një sondazh i Boston Consulting Group. Apple, Google, Tesla, Microsoft, Amazon dhe Netflix morën 6 vendet e para në sondazhin vjetor të 50 kompanive, ku u anketuan më shumë se 1500 zyrtarë të lartë.

Apple kryesoi listën për të 11-in vit radhazi, gjë që nuk vjen surprizë duke marrë parasysh milionat që shpenzon në kërkim dhe zhvillim (R&D). Gjiganti i pajisjeve elektronike për konsum ka investuar 10 milionë dollarë në kërkim dhe zhvillim për vitin fiskal që përfundoi në Shtator 2016, tregojnë raportimet financiare të kompanisë.

Ndërkohë, taktikat e zgjidhjes së problemeve të Google dhe rregulli i famshëm i 20%-ëshit, që inkurajon punonjësit për të përkushtuar 20% të kohës së tyre në projekte krijuese, ka siguruar vendin e dytë për të 3-tin vit radhazi për kompaninë.

Dy firma aziatike arritën në 10-shen e parë, me gjigantin korean Samsung në vendin e 7, ndjekur nga prodhuesi japonez i makinave, Toyota, në vend të 8. Në listën e madhe kishte një total prej 6 firmash aziatike.

10 kompani europiane ishin të përfshira, ku kompania farmaceutike gjermane, Bayer, zuri vendin e 11, BMW e 14-a dhe Daimler në vend të 16. Honda, British Telecomunication dhe Procter & Gamble, zunë 3 vendet e fundit në raportin e Boston Consulting Group.

Hulumtimi tregoi se shumica e inovuesve të fuqishëm kishin ndërmarrë një qasje analitike në ndjekjen e ideve të reja, me 65% që kanë zbuluar perspektiva nga rrjetet sociale dhe prej “data mining”, që është nxjerrja e informacionit nga inteligjenca artificiale apo kompjuterat dhe përkthimi i të dhënave në një strukturë të kuptueshme.

Scan TV,  12.01.2017