Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusia redukton prodhimin e naftës

Ministrat e Arabisë Saudite dolën me një deklaratë ku nënvizonin rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së arritur në nëntorin e kaluar me vendet anëtare dhe jo anëtare të OPEC-ut për të reduktuar prodhimin. Pjesë e kësaj marrëveshje u bë dhe Rusia.
Prodhimi i naftës ruse qëndroi i pandryshuar në nivelin 11.21 milionë fuçi në ditë, në nivelin më të lartë prej 30 vitesh, sipas të dhënave të Ministrisë së Energjisë.
Rusia po përgatitet për të reduktuar prodhimin me rreth 300 mijë fuçi në ditë gjatë gjysmës së parë të vitit 2017, si pjesë e një pakti global me anëtarët e OPEC-ut për të ribalancuar tregun.
Çmimet e naftës u mbyllën në vlerën 56,82$, thuajse duke u dyfishuar nga vlerat e ulëta që pësuan gjatë 2016-s.

Revista Monitor,  09.01.2017