Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompanitë shtetërore të energjisë shpëtojnë buxhetin

Përmirësimi i bilanceve të kompanive shtetërore të energjisë, OSHEE, OST dhe KESH veç të tjerash ka ndikuar pozitivisht në të ardhurat e buxhetit të shtetit.

Sipas treguesve financiare të kompanive për 11 mujorin shihet se tatimi mbi fitimin që ato kanë derdhur në arkën e shtetit kanë zënë 11% të totalit të arkëtimeve nga ky tatim në 11 mujor.

Gjithashtu kompanitë në fjalë kanë derdhur në buxhet 4.4% të krejt arkëtimeve të TVSH dhe 0.2 për qind të taksave lokale.

Sipas të dhënave fiskale, shihet se për periudhën 10-mujore, janar-tetor, të ardhurat kanë shënuar një deficit me 4 miliardë lekë në krahasim me planin e periudhës, ndërsa në krahasim me një vit më parë, është mbajtur ritmi i rritjes me 7%, ndonëse rritja është frenuar ndjeshëm në muajt e fundit në krahasim me fillimin e vitit.

Nga të gjitha tatimet vetëm Tatimi mbi Fitimin ka shënuar ecuri të mirë me rreth 4 miliardë lekë nxitur nga performanca e mirë e kompanive të energjetikës. Vetëm OSHEE për nëntëmujorin ka paguar mbi 1.3 miliardë lekë tatim-fitim.

Kompanitë e energjetikes që deri para pak vitesh kanë qenëgropa e zezë e buxhetit deri sa qeveria mori kontrollin e Shpërndarjes pas ikjes se CEZ. Marrja e masave strikte për grumbullimin e faturave të energjisë ka stabilizuar sektorin duke i kthyer kompanitë publike nëkontributore në arkën e shtetit.

Duke përfshirë edhe fitimin prej 33.5 milionë eurosh të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, korporatat e mëdha shtetërore të energjisë  OST, KESH dhe OSSHE akumuluan  një fitim neto në fund të 6-mujorit të parë prej 46.8 milionë eurosh.

Revista Monitor,  09.01.2017