Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

1 mld lekë më pak nga renta minerare

Të ardhurat nga renta minerare gjatë viteve të fundit kanë ardhur me rënie. Kështu gjatë këtij viti kanë njohur pikën më të ulët në 5 vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, rezulton se të ardhurat për 11 mujorin nga taksa e rentës minerare është 1 miliardë lekë më pak se e njëjta përiudhë e një viti më parë.

Në 11 mujorin e vitit të kaluar u mblodhën 3.5 miliardë lekë nga kjo taksë, ndërsa gjatë këtij viti 2.5 miliardë lekë. Por lidhur me këtë, qeveria ka ndërmarrë rishikimim e politikës fiskale për rentën minerare të mineraleve metalore, të destinuara për përpunim brenda vendi, dhe të rentës për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar, me qëllim lehtësimin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të mineraleve metalore, duke nxitur nxjerrjen dhe përpunimin e këtyre mineraleve brenda vendit.

Kështu sipas ligjit që është përfshirë në paketën fiskale 2017, taksa e rentës minerare, për mineralet metalore të grupit të parë, është përcaktuar si përqindje ndaj çmimit të shitjes si për mineralet e destinuara për eksport, ashtu edhe për mineralet e destinuara për përpunim brenda vendit.

Pra, referuar ndryshimeve në ligj, duke vlerësuar se industria e përpunimit të mineraleve metalore ka një peshë të rëndësishme në industrinë përpunuese minerare në vend, është reflektuar një përgjysmim i  taksës së rentës nga 6% në 3%, në rast se minerali metalor shitet për përpunim brenda vendit, si dhe aplikimi i kësaj norme (3%) për mineralin e shitur nga nxjerrësi te përpunuesi, mbi (vlerën) çmimin e shitjes për eksport, sipas çmimit në tregjet ndërkombëtare të mineralit të papërpunuar.

Gjithashtu, me anë të këtij ligji propozohet që taksa e rentës minerare për përmbatjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar të jetë  1/2 e normës së mineralit.

Sipas legjislacionit në fuqi, për rentën për mineralet metalore aplikohet renta prej 6%, si në rastin kur minerali shkon direkt për eksport, i  papërpunuar, edhe në rastin kur shitet nga nxjerrësi te një përpunues brenda vendit.

Scan Tv,  26.12.2016