Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hidrocentrale të reja, aplikojnë 3 kompani

Gjatë këtij viti ka pasur një tendencë në rritje nga kompanitë që aplikojnë pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për hidrocentrale me kapacitet deri në 2 megavat.

Këto hidrocentrale nuk konsiderohen si koncensione dhe kompanitë në bazë të dokumentacionit të kërkuar mund të fitojnë të drejtën e ndërtimit. Vetëm në datat 19 dhe 20 dhjetor pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë janë paraqitur tre aplikime për ndërtime hidrocentralesh.

E para është bashkimi i shoqërive “Fatjon” sh.p.k. dhe “Rruga Ura Asfaltim nr. 2 Elbasan” sh.a. në lidhje me hidrocentralin Kulota në përroin e Buzëmadhes në Kukës. Aplikimi i dytë është bërë nga “Diezela” sh.p.k. për ndërtimin e hidrocentralit Ljusa në pellgun ujëmbledhës të përroit Zalli i Madh në qarkun e Dibrës.

Aplikimi i tretë është bërë nga “INVICTUS” SH.P.K.,për miratimin e  e ndërtimit të hidrocentralit “KALAJA”, me kapacitet prodhues nën 2 MW, në rrjedhën e poshtme të lumit të Erzenit  në Tiranë. Për të gjithë aplikimet lihet në dispozicion një periudhë prej 8 ditësh për objeksionet dhe më pas  ministria bën shpalljen e saj.

Scan TV,  24.12.2016