Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kina lëshoi satelit për monitorimin e CO2

Kina lëshoi një satelit vrojtimi për dyoksidin e karbonit. Lëshimi i bërë nga qendra e “Jiuquan” e Kinës u bë me raketën mbajtëse CZ-2D.

Ky është sateliti i parë i Kinës për vrojtimin global të vëllimit të dyoksidit të karbonit në atmosferë. Sateliti do të kryejë monitorimin e përqindjes së vëllimit të dyoksidit të karbonit në krahinat kryesore të Kinës dhe në mbarë botën.

Një gjë e tillë ka rëndësi për të njohur procesin e qarkullimit global të karbonit dhe ndikimin e tij mbi ndryshimin e klimës globale.

Sipas një raporti të publikuar nga Komiteti i Posaçëm Ndërshtetëror i OKB-së mbi Ndryshimin e Klimës, ndryshimet kanë ndodhur të ndikuara nga veprimtaria e njeriut.

Temperatura e sipërfaqes së Tokës po ngrihet çdo vit. Prandaj mbikëqyrja e saktë të lëshimit të dyoksidit të karbonit është kërkesë urgjente zhvillimi i studimeve efikase për ndryshimin e klimës.

Sateliti do të ofrojë kushtet e nevojshme për të vrojtuar vëllimin e dyoksidit karbonit në krahinë të ndryshme të Kinës dhe të mbarë botës, sidomos për zonat e rëndësishme, si dhe do të plotësojë mungesat e Kinës në teknologjinë e kontrollit të gazit serrë.

Inxhinieri Li Jahong nga Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit, tha se lëshimi i satelitit për të vrojtuar dyoksidin e karbonit ka rëndësi të madhe për Kinën për të kuptuar ndryshimin e formave të ngrohjes globale dhe shpërndarjen e botërore të nivelit të shkarkimit të karbonit dhe për të përmirësuar veprimin ndaj ndryshimeve të klimës.

Pas lëshimit të suksesshëm dhe provës prej gjashtëmuajsh, sateliti i dyoksidit karboni do të fillojë tani zyrtarisht punën.

Sateliti do të kryejë ekzaminimin e plotë fizik të Tokës çdo 16 ditë dhe të dërgojë të dhëna. Saktësia e vrojtimit të dyoksidit të karbonit në atmosferë do të jetë më e mirë se standardi 4ppm.

Inxhinieri Li Jiahong tha se lëshimi i satelitit tregon katër aspekte të përmirësimit të novacionit.

“Së pari qëndron saktësia e lartë e matjes së nivelit të dyoksidit të karbonit në atmosferë. Së dyti sipërfaqja e mbulimit është më e madhe. Së treti ndjeshmëria e përgjithshme e satelitit është shumë e lartë dhe së katërti standardi i mbikëqyrjes është shumë i lartë duke arritur deri në mbi 4ppm,” tha Li.

Siç mësohet, të gjitha të dhënat nga vrojtimi i satelitit do të merren nga shumë institucione të Kinës dhe gjithashtu autoritetet do të bashkëpunojnë me Organizatën Botërore të Mbikëqyrjes së Tokës (GEO), dhe do të zhvillojnë studime të thella me Agjencinë Hapësinore Europiane nëpërmjet Programit të Dragoi BE – Kinë.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  23.12.2016