Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: Problemi i CEZ lindi që me privatizimin

Komisioni hetimor për çështjen “CEZ” ka zhvilluar punimet mes debateve të ashpra. I pranishëm në komision për të dëshmuar ishte ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri i cili mbrojti qendrimin se në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve janë respektuar procedurat dhe afatet.

Mes replikave të forta mes anëtarëve të komisionit, ministri I Energjetikës mbrojti tezën se problematika ka lindur që në momentin e privatizimit e se zgjidhja e dhënë në fund ishte zgjidhja më e përshtatshme për shtetin shqiptar.

Ndërsa drejtuesi i seancës, Edmond Spaho kritikoi qeverinë se ka realizuar një marrëveshje e cila nuk ka shkuar në favor të shtetit shqiptar.

Pas debateve që përrfunduan në arbitrazh, qeveria shqiptare dhe kompania çeke CEZ arritën të zgjidhin mosmarrëveshjet duke arritur një konsensus jashtëgjyqësor. Ky konsensus, sipas opozitës,  përbën një aferë korruptive, çka ka bërë që Kuvendi të ngrejë një komision të posaçëm hetimor.

Scan TV,  20.12.2016