Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Del raporti i BB për sigurinë e digave

Banka Botërore prej vitesh po financon dhe monitoron zbatimin e një projekti të rëndësishëm që lidhet me sigurinë e digave.

Kjo përfshin një sërë nderhyrjesh në hidrocentralet kryesore të kaskadës së Drinit, më e madhja në vend. Në raportin e fundit të mbikqyrjes së projektit Banka Botërore bën edhe analizën e disa prej zhvillimeve që pritet të zenë vend në vazhdim që lidhen me ndërhyrjet në diga apo me përgatitjen e planeve në rastet e jashtzakonshme.

“Punimet rehabilituese janë duke vijuar në hidrocentralin e Komanit. Pjesa e parë u komisionua në tetor të vitit 2015 ndërkohë që pjesa e dytë pritet që të kompletohet në janar/shkurt 2017. Paketa e rehabilitimit të portave të shkarkimit është tenderuar dhe një raport vlerësimi është duke u hartuar me një kontratë që pritet të jepet në dhjetor të vitit 2016 ose janari i vitit 2017. Plani për përgatitjen e Emergjencave është kompletuar në një studim dhe rezultatet sëbashku e rekomendimet po adoptohen nga KESH. Menaxhimi i korporatës ka nisur një proces konsultimi me komitetin shqiptar të digave të mëdha që do të ndiqet në janar nga konsultimet me autoritetet e qeverisjes lokale në disa zona që preken nga situatat e jashtzakonshme”, thuhet në dokumentin e Bankës.

Projekti pritet që të mbyllet në vitin 2016 sipas parahsikimit ndërkohë që kostoja e tij ndahet në dy komponentë investimet në infrastrukturën fizike 42 milionë dollarë dhe asistencë teknike 9.23 milionë dollarë.

Scan TV,  20.12.2016