Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rumania marrëveshje me Iranin për energjinë

Irani dhe Rumania kanë nënshkruar një marrëveshje fillestare për të ndërtuar një stacion energjetik prej 1000 megavatësh në afërsi të kufirit me Irakun.

Sipas agjencisë së lajmeve, marrëveshja u nënshkrua gjatë një udhëtimi të fundit të ministrit të Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, në disa vende lindore europiane. Ky memorandum për ndërtimin e një stacioni energjetik prej 1,000 megavatësh, në Mehran u cilësua nga investitorët iranianë dhe rumunë si një nga arritjet e këtij udhëtimi.

Projekti i nënshkruar ndërmjet këtyre dy shteteve arrin vlerën 700 milionë dollarë, nga të cilat 70% do të sigurohen nga shteti rumun dhe pjesa tjetër nga Irani.

Centrali do të ndërtohet në qytetin iranian të Mehranit, pranë kufirit me Irakun dhe ka për qëllim eksportin e energjisë elektrike në fqinjin perëndimor të Iranit.

Irani është aktualisht duke eksportuar rreth 1500 megavat energji elektrike në Irak, me një kapacitet që pritet të shkojë në 2,000 megavat në vitet e ardhshme. Zëvendësministri i Energjisë, Houshang Falahatian, u shpreh në një deklaratë për shtyp gjatë këtij muaji se Iraku kishte një borxh të papaguar prej 1 miliard dollarësh ndaj Iranit në lidhje me blerjen e energjisë elektrike dhe se të 2 fqinjët ishin në diskutime për zgjidhjen e kësaj situate.

Irani është duke ndërtuar gjithashtu një central të gazit natyror në Basra të Irakut me një kosto prej 2.5 miliardë dollarësh. Projekti i kompanisë iraniane MAPNA ka për qëllim shtimin e 3.000 megavat energji elektrike në rrjetin kombëtar të Irakut, i cili ka mungesa të theksuara. Irani është gjithashtu duke ndërtuar tubacione të veçanta për të transferuar gazin në Irak për prodhimin e energjisë elektrike në Basra dhe Bagdad.

Revista Monitor,  19.12.2016