Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE: Elementët që do merren parasysh për çmimin

Enti Rregullator i Energjisë ka bërë publike metodologjinë e re për mënyrën sesi do të llogariten tarifat e energjisë për furnizuesin e shërbimit universal sipas modelit të ri të tregut.

Ky furnizues në fakt sot është ajo që njihet si Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Por cilat do të jenë elementët që ERE ka vendosur të marrë në vlerësim për caktimin e çmimeve të reja me të cilat do të faturohen konsumatorët sipas tensionit ku janë lidhur.

Janë nëntë të tillë dhe i pari nis me koston për energjinë elektrike dhe kapacitetin që parashikon sigurimin e gjithë energjisë nga prodhuesi si dhe kostot për disbalancat.

Së dyti kostot e transmetimit të cilat kanë të bëjnë me tarifën që i paguhet OST-së për të çuar energjinë nga prodhuesi në linjat e OSHEE-së.

Së treti janë kostot e shpërndarjes që lidhet me sistemin operues që çon energjinë nga linja e OST deri tek konsumtori final. Kostot e operimit dhe të mirëmbajtjes janë elementi i katërt që kalon në vlerësim.

Së pesti janë shpenzimet e amotizimit të lidhrua me aktivet afatgjata materiale që shërbejnë për sigurimin e shërbimit universal. Metodologjia e ERE ka parashikuar edhe mënyrën sesi do të llogaritet marzhi i fitimit për kompaninë ku si model do të merren kompanitë e ngjashme në Europë.

Së gjashti do të llogaritet edhe shuma e lejuar për kapitalin e punës ku kostoja e do të bazohet në kostot e borxhit afatshkurtër të të liçensuarit.

Borxhi i keq është elementi i tetë në llogarite dhe vetë ERE do të përcaktojë një objektiv në mënyrë që kompania të orientohet dhe punojë për ta arritur.

Në fund do të merret parasysh edhe korrigjimi i të ardhurave të realizuara me duke bërë rakorimet përkatëse në rastet e pluseve dhe minueseve në llogari.

Scan Tv,  19.12.2016