info@energjia.al

Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) has selected Honeywell SRL of Italy for the engineering, procurement and installation of its SCADA (Supervisory Control and Data Acquisition) telecommunications and security systems.

The scope of work includes system detail engineering, graphic interface development, block valve station (BVS) controls, security, and telecommunications systems. The SCADA and security system will provide integrated, centralised and seamless monitoring and control along the entire 878-kilometre gas transportation system. All data will be transmitted back to the supervisory control centre in the Pipeline Receiving Terminal (PRT) in southern Italy, overseeing the pipeline’s safe and sustainable operations.

Ian Bradshaw, Managing Director at TAP, said: “With this appointment, TAP has completed the award of all major strategic contracts for pipeline construction. I want to congratulate Honeywell for its successful bid and thank all the companies who participated in this tender round. The SCADA telecommunications and security system is a key piece of equipment which will ensure safe and effective pipeline operations.”

Honeywell SRL of Italy is part of the Honeywell group, with $38.6bn sales in 2015 and more than 129,000 employees worldwide. The company provides integrated SCADA systems that drive critical information to the pipelines operations team while automating data logging and processing.

In 2015, TAP has awarded several contracts: construction and rehabilitation of access roads and bridges in Albania (April 2015), large diameter ball valves and actuators (July 2015), turbo compressors (September 2015), fittings, isolating joints and scraper traps (October 2015),270km onshore line pipe and bends (October 2015) as well as 495km of onshore line pipes(November 2015) as well as Italy onshore pipeline construction and pipeline receiving terminal(December 2015).
In 2016, TAP awarded the contracts for onshore construction for the Albanian and Greek pipeline section (March 2016), offshore construction and offshore line pipes (April 2016),compressor stations (May 2016), as well as fibre optic cable (June 2016).

energjia.al  19.12.2016

Një tjetër subjekt privat ka dëmtuar sot rreth orës 09.00 kabllin 35kV i linjës L30-1 Kinostudio-Lanabregas.

Demtimi i kabllit ndodhi nga firma private B93, e cila po punonte për llogari të ujësjellësit, pranë Fizikës Bërthamore, duke nxjerrë jashtë pune dy N/stacionet, Lanabregasin dhe atë të Qafë-Mollës.

Si pasojë e këtij dëmtimi mbetën pa energji për rreth 3 orë rreth 40 mijë banorë të 30 fshatrave te Tiranës, si Lanabregas, Bregas, Linzë, Linzë Deli, Surrel, Priskë, Fushë Farkë, etj, Antenat e televizioneve ne Dajt, Vilat Qeveritare në Dajt, etj, si dhe subjekte të private (Teleferiku, etj).

Kryeinxhinieri i Drejtorisë së Tensionit të Lartë për Tiranën, Egert Mema tha për mediat se pas konstatimit të dëmit, OSHEE ka thirrur policinë, për hetimin e ngjarjes dhe mbledhjen e provave.

“Ky është rasti i 15 për muajin dhjetor vetëm në Tiranë, pra mesatarisht çdo ditë nga një dëmtim. Kompania ka punuar jashtë rregullave të kushteve teknike, pa marrë azhurnimet dhe kodet e rrjetit nga OSHEE. Abonentët po marrin energji nga linjat e tjera unazore”.

energjia.al  19.12.2016

Pas shpërblimeve me rastin e festave të fundvitit me 6 mijë lekë për pensionistët dhe 2 mijë lekë për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuar, kryeministri Rama në rubrikën e ‘Komunikimit Javor’ dha edhe një tjetër lajm të mirë, duke deklaruar se për këtë kategori do të zerohet edhe kamatëvonesa për energjinë elektrike.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 66539 personave, që përfshijnë pensionistët, familjet në nevojë si dhe personat me aftësi të kufizuar do t’u zerohen kamatvonesat kundrejt një pagese simbolike në 20 lekë.

E ndërsa për familjet që marrin statusin e një qytetarit të mirë kamatëvonesa do t’u reduktohet deri në vlerën e 80%.
Për kryeministrin, shuma që paguante shteti për ata që abuzonin energjinë tashmë nuk do të shkojë më për “vjedhësit” por falë tyre, sot qeveria është në gjendje të bëjë një lehtësim për konsumatorët

“126 mijë persona janë kontributor aktiv që kanë nëshkruar marrëveshjen me OSHEE dhe kanë ende mbi supe peshën e kamatvonesës, 66539 persona janë konsumatorë, pensionistë, me ndihmë ekonomike apo me aftësi të kufizuar dhe paguajnë me këste 1200 lekë në muaj, e ndësa 59461 janë konsumatorë të tjerë familjarë që vlerësohen sot për statusin e qytetarit të mirë duke paguar rregullisht këstin.

Për 66539 personat do të zerohen të gjitha kamatvonesat kundrejt një pagese simbolike prej 20 lekësh. Për 59461 familjarët kamatvonesat do të reduktohen 80%. Kjo % është e njëjtë për ata që i paguan menjëherë.” deklaroi Rama.

Kryeministri Rama thotë se ai është i vetëdijshëm që duhet më shumë punë për të bërë, por duke bërë krahasimin me 8 vite më parë, është bërë shumë progres. Duke e cilësuar vitin 2016 si vitin e heqjes së aforveve, Rama është shprehur se sot askush nuk paguan më çfarë vendos kompania por secili paguan për atë që ka shpenzuar.

“Unë e di që jemi si dita me natën në këtë aspekt me 8 vjet më parë por e di që nuk jemi në një ditë të bukur me diell sepse duhet të bëjmë më shumë investime në rrjetin e energjisë që nuk është vënë dorë në 8 vite. 2016 viti i heqjes së aforveve. Sot askush nuk paguan më çfarë i donte qejfi kompanisë por secili i përgjigjet kompanisë faturën që tregon sahati”, është shprehur ai.

Këtë komunikim javor, kryeministri Rama ia ka dedikuar edhe paketës së solidaritetit, ku shprehet se është shumë i prekur jo nga mesazhet e shumta që kanë ardhur në adresë të tij, por nga mirëkuptimi që ka pasur kjo shtresë e shoqërisë me shpërblimet e fundvitit në këtë fazë të zhvillimit të shoqërisë.

Duke i cilësuar shpërblimet thjesht si një detyrë të qeverisë, ku falënderimet janë të tepërta, kreu i qeverisë është shprehur se edhe pse kjo është paketa më e madhe në këto 25 vite nuk është aspak një arsye që ai të ndihet i qetë me pensionistët, familjet në nevojë apo personat me aftësi të kufizuar. Sipas tij dhurata më e mirë për fundvit që ai ka marrë është mirëkuptimi i pensionistëve.

“Dua t’i falenderojë të gjithë ata që më kanë përcjellë përmes mesazheve uratën e tyre për paketën e solidaritetit. Jam realisht i prekur jo nga mesazhet sepse janë të tepërta pasi kjo është detyra ime pasi por jam i prekur nga mirëkuptimi i tyre. E ndjej, më shumë se kushdo tjetër që nuk e ka mbi supe, peshën e varfërisë përpiqem ta mbaj me sa më shumë dinjitet si peshë përgjegjësie në çdo hap.

Realizimin e reformave e shohim më shumë një një lehtësi për pensionistë, familjet në nevojë apo kujtdo tjetër që ndjen mbi supe pamjaftueshmërinë ekonomike. Prandaj sado që e di që është paketa më e madhe në këto 25 vite nuk është aspak një arsye për të qenë i qetë me këtë shtresë së shoqërisë” tha Rama.

E vetmja që vazhdon njësoj, për kryeministrin Rama është avazi i sulmeve amorfe e kundërshtarëve politik ndaj OSHEE. Akuzave të pafundme kryeministri Rama u përgjigjet se banda e OSHEE, siç e quajnë personat që e zhytën sektorin e energjisë në gropë apo ato që synojnë një karrige deputeti është gati t’u zerojë 66539 personave kamatvonsave e ndërsa 59461 t’ua fal deri në 80%.

“E vetmja që fatkeqësisht vazhdon njësoj është avazi i sulmeve amorfe e kundërshtarëve politik ndaj OSHEE. Sulme të shumta, akuza që përsëriten pa fund në orvatjen e tyre të dëshpëruar të atyre që zhytën sektorin e energjisë apo disa që duan të kapin një karrige deputeti duke u bërë pjesë e politikës së baltës, për ta oshe është një bandë kriminale.
Në vend që të merremi me ta, sot banda e OSHEE është gati t’u zerojë 66539 personave kamatvonsave e ndërsa 59461 t’ua fal deri në 80%. Dhe pastaj mërziten kur u them qetë le të lehin, karvani të ecë përpara” mbyll deklaratën e tij kryeministri Rama.

Shqiptarja.com  19.12.2016

Pompat e derivateve që gjenden në pjesën veriore të Kosovës,  e të cilat janë në menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) së fundi janë uzurpuar nga kompania “Nis Petrol”. Kjo e fundit është kompani aksionarësh, ku 56 për qind të aksioneve janë nën menaxhimin e kompanisë ruse “Gazprom” dhe pjesa tjetër nga Qeveria e Serbisë

Në pamundësi që ato t’i mbyllin Institucionet e vendit, gjatë javës që lamë pas, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian për të ndalur veprimtarinë e tyre ilegale në tri komuna serbe në veri të Kosovës, shkruan “Zëri”.

“Duhet të kemi vigjilencë maksimale që të ndalojmë çfarëdo ndikimi të Rusisë në Kosovë sepse mund të jetë me rreziqe për sigurinë kombëtare të shtetit tonë euroatlantik dhe me rreziqe gjeostrategjike për Kosovën dhe rajonin.  Kjo çështje duhet të trajtohet nga institucionet tona shtetërore në kontekstin e ambicieve të rrezikshme të Rusisë për ndërhyrje të mundshme gjeostrategjike në gjithë rajonin e Ballkanit”, ka thënë gjatë javës që lamë pas ministrja Edita Tahiri.

Gazeta Zëri,  19.12.2016

Irani dhe Rumania kanë nënshkruar një marrëveshje fillestare për të ndërtuar një stacion energjetik prej 1000 megavatësh në afërsi të kufirit me Irakun.

Sipas agjencisë së lajmeve, marrëveshja u nënshkrua gjatë një udhëtimi të fundit të ministrit të Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, në disa vende lindore europiane. Ky memorandum për ndërtimin e një stacioni energjetik prej 1,000 megavatësh, në Mehran u cilësua nga investitorët iranianë dhe rumunë si një nga arritjet e këtij udhëtimi.

Projekti i nënshkruar ndërmjet këtyre dy shteteve arrin vlerën 700 milionë dollarë, nga të cilat 70% do të sigurohen nga shteti rumun dhe pjesa tjetër nga Irani.

Centrali do të ndërtohet në qytetin iranian të Mehranit, pranë kufirit me Irakun dhe ka për qëllim eksportin e energjisë elektrike në fqinjin perëndimor të Iranit.

Irani është aktualisht duke eksportuar rreth 1500 megavat energji elektrike në Irak, me një kapacitet që pritet të shkojë në 2,000 megavat në vitet e ardhshme. Zëvendësministri i Energjisë, Houshang Falahatian, u shpreh në një deklaratë për shtyp gjatë këtij muaji se Iraku kishte një borxh të papaguar prej 1 miliard dollarësh ndaj Iranit në lidhje me blerjen e energjisë elektrike dhe se të 2 fqinjët ishin në diskutime për zgjidhjen e kësaj situate.

Irani është duke ndërtuar gjithashtu një central të gazit natyror në Basra të Irakut me një kosto prej 2.5 miliardë dollarësh. Projekti i kompanisë iraniane MAPNA ka për qëllim shtimin e 3.000 megavat energji elektrike në rrjetin kombëtar të Irakut, i cili ka mungesa të theksuara. Irani është gjithashtu duke ndërtuar tubacione të veçanta për të transferuar gazin në Irak për prodhimin e energjisë elektrike në Basra dhe Bagdad.

Revista Monitor,  19.12.2016

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.5 për qind, duke u tregtuar me 55.48 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.7 për qind, duk u tregtuar me 52.24 dollarë për fuçi.

Revista Monitor,  19.12.2016

Fatura e rimbursimit të TVSH për bizneset pritet të rëndohet këtë vit për shkak të investimeve në ndërtimin e gazsjellësit TAP. Flobens Dilaveri, nëndrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve ka pohuar në  mbledhjen e Këshillit të Investimeve ku u trajtua rimbursimi i TVSH-së, se këtë vit fatura e rimbursimeve do të kaloje të 10 miliardë lekët për shkak të përfshirjes në rimbursim të gazsjellësit TAP.

“Shumat e rimbursuara të TVSH-së kanë qenë 8,9 miliardë lekë më 2014, dhe 8,5 miliardë lek janar-tetor 2016. Ndërkohë që këto ditë nga TAP nga ardhur një kërkesë prej 2,3 miliardë lekë rimbursim të TVSH-së. Kjo do të thotë që shuma totale do të shkojë rreth 10 miliardë LEK për 2016” tha Dilaveri.

Drejtori i TAP Shkëlqim Bozgo, pohoi në të njëjtin takim se TAP e ka të konsiderueshme vlerën e TVSH-së për rimbursim, që mund të shkojë deri në 30% të totalit të vlerës së rimbursuar të këtij viti. Ai tha se, TAP mirëkupton që kjo është një sfidë jo e vogël, dhe falënderon Ministrinë e Financave për vullnetin pozitiv për të mundësuar një rrugëzgjidhje të procesit.

Bozgo shprehu dakordësinë që rimbursimi në të ardhmen duhet të mbështetet tek modeli i riskut. Duke konsideruar sasinë dhe kompleksitetin e proçeseve, TAP-i ka marrë iniciativën që afatin e rimbursimit nga 30 ditë (sipas legjislacionit në fuqi), për TAP të kalohet në 180 ditë. Ai shprehu angazhimin dhe vullnetin e TAP-it për të gjetur mënyrat e duhura por thekson që rimbursimi në kohë është shumë i rëndësishëm për një projekt të tillë.

Kërkesat për rimbursim të biznesit janë rritur nga 616 në 2014 në 644 në 2016 (Janar-Tetor).

Për bizneset eksportuese, administrata tatimore po punon që rimbursimi të bëhet automatik, të paktën për ato biznese që janë certifikuar dhe kanë një besueshmëri të lartë. Dilaveri shprehu dakordësinë me rekomandimin e Këshillit që nëse subjekti i është nënshtruar një kontrolli të thelluar për një vit, administrata tatimore më pas të procedojë me lehtësira për rimbursim.

Revista Monitor,  19.12.2016

Enti Rregullator i Energjisë ka bërë publike metodologjinë e re për mënyrën sesi do të llogariten tarifat e energjisë për furnizuesin e shërbimit universal sipas modelit të ri të tregut.

Ky furnizues në fakt sot është ajo që njihet si Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Por cilat do të jenë elementët që ERE ka vendosur të marrë në vlerësim për caktimin e çmimeve të reja me të cilat do të faturohen konsumatorët sipas tensionit ku janë lidhur.

Janë nëntë të tillë dhe i pari nis me koston për energjinë elektrike dhe kapacitetin që parashikon sigurimin e gjithë energjisë nga prodhuesi si dhe kostot për disbalancat.

Së dyti kostot e transmetimit të cilat kanë të bëjnë me tarifën që i paguhet OST-së për të çuar energjinë nga prodhuesi në linjat e OSHEE-së.

Së treti janë kostot e shpërndarjes që lidhet me sistemin operues që çon energjinë nga linja e OST deri tek konsumtori final. Kostot e operimit dhe të mirëmbajtjes janë elementi i katërt që kalon në vlerësim.

Së pesti janë shpenzimet e amotizimit të lidhrua me aktivet afatgjata materiale që shërbejnë për sigurimin e shërbimit universal. Metodologjia e ERE ka parashikuar edhe mënyrën sesi do të llogaritet marzhi i fitimit për kompaninë ku si model do të merren kompanitë e ngjashme në Europë.

Së gjashti do të llogaritet edhe shuma e lejuar për kapitalin e punës ku kostoja e do të bazohet në kostot e borxhit afatshkurtër të të liçensuarit.

Borxhi i keq është elementi i tetë në llogarite dhe vetë ERE do të përcaktojë një objektiv në mënyrë që kompania të orientohet dhe punojë për ta arritur.

Në fund do të merret parasysh edhe korrigjimi i të ardhurave të realizuara me duke bërë rakorimet përkatëse në rastet e pluseve dhe minueseve në llogari.

Scan Tv,  19.12.2016