Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Itali, shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të enjtje në Itali, në rafinerinë e naftës “Eni” në Sannazzaro de’ Burgondi, pranë Pavias.

Autoritetet lokale raportojnë se nuk ka viktima, ndërsa mësohet se vetëm një person është plagosur lehtë.

Bëhet fjalë për një punëtor, i cili teksa largohej me shpejtësi nga vendngjarja, ka pësuar lëndime të lehta në gju.

Rafineria e përfshirë nga flakët cilësohet si më e madhja në vendin fqinj.

Shqiptarja.com  02.12.2016