Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC ul prodhimin e naftës

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës ka arritur marrëveshjen mes 14 vendeve anëtare për të ulur prodhimin e naftës, për herë të parë që nga viti 2008.

Ministrat e naftës së OPEC konfirmuan se, referuar marrëveshjes, prodhimi i naftës u ul në 32.5 milionë fuçi naftë në ditë, nga 33.8 milionë fuçi që ishte më parë. Ky vendim ishte i pritshmëm nga investitorët dhe për këtë arsye, çmimet e naftës u rritën me rreth 7%, gjatë sesionit të së martës.

Megjithatë, që nga mesi i vitit 2014, çmimet kanë humbur më shumë se gjysmën e vlerës së tyre.  OPEC konfirmoi se, edhe Rusia, që nuk është pjesë e organizatës pranoi të ulë prodhimin e naftës me 300 mijë fuci në ditë.

Një ulje e prodhimit të naftës, për shkak të mbifurnizimit të tregut, nuk ishte aplikuar në thuajse një dekadë. Por, rënia drastike e çmimeve për dy vite me radhë rriti presionin mbi OPEC për ta ndërmarrë një  vendim të tillë.

Scan Tv,  01.12.2016