Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

DASH: Mbështetje pa kushte për TAP

Për SHBA-në, asgjë nuk ka ndryshuar, sa i përket qëndrimi për projektet strategjike të gazit, siç është TAP e TANAP, pjesë e Korridorit Jugor të Gazit. Në një intervistë ekskluzive për trend.az, i dërguari special dhe koordinatori për Çështjet e Energjisë Ndërkombëtare në Departamentin Amerikan të Shtetit, Amos Hochstein, tha se SHBA-ja vazhdon të mbështesë këto projekte, si rezultat i ndërtimit të të cilave sasia e parë e gazit do të mund të transportohet për në Turqi në vitin 2018 dhe për në Europë në periudhën 2019-‘20.

“Një nga karakteristikat e rëndësishme të Korridorit Jugor të Gazit është përshkallëzimi i saj. Fillimisht do të transportojë 16 miliardë metra kub në vit dhe më pas kapaciteti mund të zgjerohet qoftë nga Azerbajxhani apo burime të tjera, duke përfshirë Irakun, Turkmenistanin, Mesdheun Lindor etj. Kjo do të thotë se Korridori Jugor i Gazit ka potencialin për t’u bërë një kontribuues i rëndësishëm në përpjekjet e BE-së për të diversifikuar burimet e furnizimit me energji. Kjo është edhe arsyeja se përse po mbështesin më mënyrë të posaçme këtë projekt”. Sipas tij, një Europë ekonomikisht e fortë dhe me më shumë energji, është në interes të Shteteve të Bashkuara.

“Nga ana tjetër, një linjë e dytë e Turkish Stream do të mund të bllokojë zgjerimin e Korridorit Jugor të Gazit, kjo do të ndalonte eksportin e gazit shtesë nga Azerbajxhani”, tha Hochstein.
Një nga pyetjet e ngritura nga trend.az ishte se: Ndërtimi i Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) do të krijojë një rrjet të tubacioneve të gazit dhe interkonjeksioneve me Europën Juglindore, si dhe për furnizimin me gaz në Shqipëri. Megjithatë, ka disa forca të cilat e kundërshtojnë zbatimin e projektit. Sa i duhur është ky qëndrim? Hochstein iu përgjigj: “Për ne TAP është një pjesë e rëndësishme e Korridorit Jugor të Gazit, pasi ajo siguron lidhjen e fundit në zinxhirin që do të sjellë një burim të ri të gazit në Europë. TAP po zbatohet duke përdorur teknologji moderne, si dhe duke përfshirë sigurinë e duhur dhe masat mbrojtëse mjedisore”.

Në Shqipëri, TAP tashmë ka përfunduar rreth 97% të fazës së parë të rehabilitimit të rrugëve (12) dhe urave (42, 3 nga të cilat të reja).

Revista Monitor,  01.12.2016