Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Grabitja e karburantit në Lezhë, shoqërohen mbi 10 persona

Një ditë pas grabitjes të pikës së karburantit në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Dajç, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e dy autorëve të kësaj ngjarje.

Blutë kanë bërë të ditur se deri më tani janë shoqëruar në komisarit për të marrë në pyetje më shumë se 10 persona të cilët janë kryesisht banorë të zonës.

Mes të shoqëruarve janë dhe persona më precedent të mëparshëm për veprën penale të vjedhjes.

Pasi janë marrë në pyetje nga oficeret e policisë, ato janë lënë sërish të lirë, pasi nuk jam në gjetur prova që i implikojnë në këtë ngjarje. As dëshmia e dy punonjësve që ranë pre e grabitjes, nuk e ka ndihmuar policinë për të rënë në gjurmët e autorëve.

Dyshimet janë se ato mund të jenë banore të zonës, kjo duke ju referuar dhe faktit se kanë lëvizur në këmbë, duke e njohur mire terrenin.

Policia ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë, por pa mundur që të identifikojnë autoret, pasi ato kanë qenë të maskuar. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë shenje që mund të merret si prove materiale, ndaj kjo e ka vështirësuar punën e policisë për të identifikuar dy grabitësit.

Pika e karburantit në Dajç të Lezhës u grabit mëngjesin e së dielës, ndërsa nga përleshja me agresoret mbeti i plagosur roja i objektit i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spital.

Ora News,  30.11.2016