Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trump, qasje e re ndaj klimës

Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi poshtë premtimin e fushatës për të burgosur Hillary Clinton, refuzoi çdo ide për konflikt interesi për shkak të perandorisë së tij të biznesit, kritikoi lëvizjen neonaziste që festoi fitoren e tij dhe gjithashtu shfaqi një qëndrim më të butë ndaj ndryshimeve klimaterike.

Që prej fitores, Trump nuk ka zhvilluar asnjë konferencë për shtyp, por këto komente të fundit u bënë gjatë një takimi me reporterë dhe redaktorë të “New York Times”. Miliaderi tha se arrestimi i Clinton do të ndante vendin, diçka që ai nuk e dëshuiron, ndërsa theksoi se liderët republikanë, që para katër javësh nuk e donin, tani e dashuronin.

Përsa i takon bizneseve të tij, Trump tha se ligji është në krahun e Presidentit dhe shprehet mjaft qartë se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk mund të ketë konflikte interesi. Trump tha se nuk i intereson më biznesi dhe se perandoria e tij do t’i kalojë fëmijëve të tij. Ai gjithashtu u tregua mjaft energjik në dënimin e grupit të supremacistëve të bardhë të njohur si “alt-right”, që bënë nderimin nazist për fitoren e Trump.

Presidenti i zgjedhur tha se grupe të tilla jo vetëm që nuk duhen nxitur, por nëse janë të entuziazmuar duhet kuptuar pse.

Sidoqoftë, ndryshimi më i madh i Trump u shfaq në çështjen e ngrohjes globale. Më herët, biznesmeni njujorkez kishte refuzuar pikwpamjet e shkencëtarëve se njerëzit kanë ndikuar tek ngrohja globale, ndërsa para reporterëve të “New York Times” tha se mund të ketë një lidhje dhe se ai po e shqyrton nga afër dhe me mendje të hapur këtë çështje.

Në kuadër të politikës së jashtme, Trump tha se SHBA nuk duhet të jetë më vendi që ndërton kombe, megjithëse shprehu dëshirën të ishte njeriu që do të sjellë paqe mes palestinezëve dhe izraelitëve, ndërsa theksoi se çmenduria që po ndodh në Siri duhet ndalur, po si zakonisht në stilin e tij, pa dhënë detaje apo specifika se si.

Top Channel,  22.11.2016