Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Masterplani i gazit, diskutohet ndikimi në mjedis

Ministria e Energjetikës do të nisë një fazë të gjerë konsultimi me grupet e interesit, komunitetin dhe ambientalistët për ndikimin në mjedis që do të ketë gazifikimi i vendit.

Më datën 24 nëntor 2016, ora 10:00, në mjediset e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë të gjithë personat e interesuar mund të konsultojnë shqetësimet dhe interesin e tyre në prag të Raportit Përfundimtar të Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Master Planit të Gazit Natyror.

Konsorciumi COWI-IPF (Konsulenti) është kontraktuar nga Ministria e Energjetikës dhe Industrisë (MEI) për të përgatitur Master Planin e Gazit për Shqipërinë (MPG) dhe Planin e Identifikimit të Projekteve prioritare (PIP) që synojnë zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të gazit natyror që do të kontribuojë në përmirësimin e sistemit të energjisë, sigurisë së furnizimit me gaz, konkurrencës në fushën e energjisë dhe në mbrojtjen e mjedisit.

Studimi i Vlerësimit Mjedisor është detyrim ligjor dhe duhet të përmbushë kërkesat legjislacionit shqiptar dhe atij europian. Gjithashtu, procesi i VSM duhet të jetë në përputhje edhe me standardet e BERZH, si financuesi kryesor i mundshëm i zbatimit të MPG, si dhe të BEI, si autoriteti kontraktues i grantit për realizimin e këtij studimi.

Revista Monitor,  18.11.2016