Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MEI: Qytetarët të blejnë gazin në pikat e liçensuara

Ministria e Energjisë sqaron se vendosja e akcizës për gazin e automjeteve është i domosdoshëm për të rritur sigurinë në treg duke detyruar qytetarët që të blejnë gaz në pikat e licencuara.

Drejtori i Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë, Dritan Spahiu hodhi poshtë pretendimet e ministrit të mjedisit duke sqaruar se rritja e çmimit të gazit për makinat nuk do të dekurajojë përdorimin pasi përsëri mbetet  më I ulët në krahasim me naftën dhe benzinën.

SpahiuQë disa qytetarë mbushin bombolat e tyre në pikat e karburantit gjë që është tërësisht e ndaluar në kundërshtim me rregullat teknike. Për shmangur apo dekurajuar mbushjen e bombolave të gazit në pikat e karburantit është vendosur kjo akcizë. Gjithmonë, ky çmim edhe me akcizën e rritur, do të jetë sa 1/3-ta e çmimit aktual të benzinës dhe diezelit, që janë zëvendësues të këtij produkti.

Ndërkohë në lidhje me akuzat se do të preken edhe qytetarët, drejtori i Hidrokarbureve, tha se tashmë familjarët do të drejtohen në pikat e licencuara pasi aty gazi do jetë më i lirë.

SpahiuPranë pikave të karburantit nuk do të mbushet në asnjë mënyrë një bombol gazi. Pra do të kemi probleme teknike dhe me sigurinë nëse furnizohet në një pikë karburanti. Në çdo rast, konsumatori është i lejuar të furnizohet në njësitë e lëndëve djegëse me një bombol e cila do të jetë më e lirë se sa gazi që është për automjetet.

Vendosja e akcizës për gazin e automjeteve parashikon rritjen e çmimit për këtë produkte me rreth 13 lekë për litër.

Ora News, 15.11.2016