Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpërthimi në Ballsh, ISHTI: Nuk u respektuan rregullat teknike

Inspektorati Shtetëror Teknik ka reaguar për ngjarjen në Ballsh, duke u shpreuhr se shkak ka qënë mosrespektimi i rregullave teknike të shfrytëzimit. Sipas ISHTI-së, ngajrja në impiantin e hidropastrimit të karburanteve ka ndodhur gjatë procesit të manovrimit për vënien në punë të separatorit të presionit të ulët.

ISHTI thotë se u rrit presioni me hidrogjen tre herë mbi normale, në mënyrë të menjëhershme dhe për këtë nuk funksionoi valvula e sigurimit të pajisjes që bën mbrojtjen e saj.

Konkluzionet e ISHTI-t për ngjarjen do t’i vihen në dispozicion Prokurorisë për kryerjen e hetimeve prej saj.

“Do jetë prokuroria ajo e cila përmes hetimeve do të zbardhë plotësisht ngjarjen”, thuhet në njoftimin e ISHTI.

Top Channel,  11.11.2016