Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK: Nuk kemi përgjegjësi për reduktimet

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se është duke prodhuar sipas planit duke respektuar procedurat operuese dhe obligimet kontraktuale ndaj KEDS/KESCO me përpikëri.

Sipas Bilancit Energjetik për vitin 2016 në këtë kohë KEK ka paraparë të operojë gjthësejtë me 3 njësi gjeneruese,  2 njësi të TC Kosova A dhe 1 njësi të TC Kosova B.

“Gjatë ditës së sotme për shkak të problemeve teknike jemi detyruar të ndalim njësinë A4 dhe si rezultat i asaj KEK ka arritur të sigurojë energji elektrike nga Korporata Energjetike e Shqipërisë (KESH) në sasi prej  300 MW/h, sasi e cila e tejkalon planifikimet e parapara sipas bilancit energjetik të aprovuar”, ka theksuar KEK.

Fillimisht KEK i ka ofruar në dispozicion KESCO-së energji elektrike të huazuar nga KESH Sh.a. deri në 300MW/h por  KESCO ka refuzuar të  pranojë më tepër se 120 MW/h.

“Për më tepër, gjithashtu e informojm opinionin se njësia A3 është duke prodhuar sipas planifikimit të paraparë dhe nuk ka asnjë problem teknik siç është dezinformuar në deklaratat e dërguara nga Furnizuesi Publik, me këtë rast kërkojmë nga të gjitha palët që obligimet e veta ndaj konsumatorëve ti përmbushin në bazë të licencave  të marra.”

“Për të qenë transparentë ndaj të gjitha palëve, vlen të thekësohet se Furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike është përgjegjësi ekskluzive e Furnizuesit Publik përkatësisht KESCO-së, përgjegjësi kjo e ngarkuar me ligjin për energji elektrike. Prandaj, për informimin e juaj KEK është përgjegjës vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe jo për reduktime apo furnizim të konsumatorëve”, thekson me tutje KEK.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  10.11.2016