Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Informacion mbi defektet nga moti i keq

Shtabi Qëndror vazhdon me planin e gadishmerise, per të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve. Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, funksionojne grupet e gadishmërisë të OSHEE sh.a për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave per likuidimin e avarive ne rrjetin shperndares TL/TM/TU që furnizojnë: Spitalet, Hidrovoret, Objektet e rëndësisë së veçantë administrative, etj, të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit.

Në sajë të ndërhyrjeve në terren është bërë e mundur që të ulet në 76 numri i fiderave të stakuar. Janë provokuar stakime dhe difekte në rrjetin shpërndarës ajror të zonave Vlorë, Durrës, Fier për shkak të erës me shpejtësi tej normave teknike.

Grupet e OSHEE-së Tiranë vazhdojnë punën për riparimin e difektit të shkaktuar në fiderat 27 dhe 28 të Nënstacionit Kashar të cilët janë jashtë punës pas dëmtimit të Urës së Logut pranë Institutit Bujqësor Kamëz.

Për sa i takon linjave të tensionit të lartë ekziston një situatë problematike në nënstacionin e Kuçit pasi linja 35 kV Smokthinë-Kuç është stakuar për shkak defekti. Zona e prekur Kuçi dhe Kallarati. Ndërkaq, problem ka dhe në nënstacionin Vojnik ku kanë dalë jashtë punës fidrat 10 kV të këtij nënstacioni. Në nënstacionin e Shijakut ka një situatë problematike çka ka lënë pa energji disa fidera.

Rajonet më të prekura nga difektet janë:

Rajoni Tirane: Zall Bastar, Shënmeri, Vorë pjesërisht, Kamëz pjesërisht, Shupal, Mullet, Paskuqan, Valias, Shkoze, pjesërisht Kombinat, Rinas, Ibë, Vorë, Kashar.
Rajoni Durres: Halil, Fushë Krujë, Borizanë, Gose, Spitallë, Ferme Xhafzotaj, Manskuri, Karpen.
Rajoni Elbasan: Pjesërisht Stravaj, Orenjë, Bradashesh, Funar, Tregan, Shalës, Kajan, Shushicë, pjesërisht Lunik, Shezë/Peqin
Rajoni Berat: Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnje, Gjorgovë, Tomorrice/Skrapar, Fshatrat: Krorëz, Stacioni Pompave, Dobrushe, Poshnjë/Kuçovë, Ardenicë, Komuna Kolonjë.
Rajoni Korce: Pojan, Liqenas
Rajoni Fier: Levan, Sheq i madh, Daullas, Fier, Mbrostar, Roskovec, Kallm, Fermë, Pjesërisht Ballsh, Drizë, Cakran, Lagja Apolonia, Komuna Qendër , Lagja 11,
Rajoni Gjirokaster: Kalivaç, Suke, Petran, Kosinë, Dragot, Krahës, Maricaj, Zagori
Rajoni Kukes: Shenmri, Tobel, Lusen. Shishtavec, Orgjioste,
Rajoni Shkodër: Berdicë, Kallmet, Velipoje.
Rajoni Burrel: Komsi, Skuraj Kurdari, Rrëshen.
Rajoni Vlorë: Xhuherinë, Trebklove, Gorisht, Brataj Amonic, Kallarat.
Rajoni Dibër/ Fshatrat: Dovolan, Erebar, Greve, Gradec, Kovashic Kom.Maqellare; Melan, Porinar, Trepçe, Treve, Kom. Melan, Bllade Eperme dhe Poshteme, Burrim, Çernene, Hodol,
Kerçisht, Kllopçisht, Maqellare, Pesjak, Vojnik.

Grupet e gadishmerise po punojnë për riparimin sa më shpejt të difekteve. Në disa rajone fidrat janë stakuar për masë sigurie që kryesisht janë fidra rurale dhe rurale të thellë.

enetgjia.al  10.11.2016