Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqi, reduktohet me 30% importi i energjisë

Energjia elektrike që Turqia ka blerë këtë vit për periudhën janar-shtator nga vendet fqinje është pakësuar me 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sasia e energjisë që është blerë nga Greqia, Gjeorgjia, Bullgaria dhe Azerbajxhani ra në 3 miliardë e 244 milionë e 448 mijë kilovat/orë nga rreth 4 miliardë e 654 milionë e 21 mijë kilovat/orë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për energjinë e importuar në periudhën janar-shtator të vitit të kaluar u pagua 290 milionë e 417 mijë dollarë, kurse për të njëjtën periudhë të këtij viti, kjo shifër u pakësua me 46% dhe ra në 155 milionë e 801 mijë dollarë.

Në reduktimin e importit të energjisë kanë ndikuar fokusimi në burimet vendase dhe te burimet e rinovueshme.

Revista Monitor,  09.11.2016