Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mustafa vlerëson ndihmën e BB në energji

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe ministrat Blerand Stavileci dhe Avdullah Hoti, kryeministri Mustafa foli për progresin e arritur në Kosovë në zhvillimin ekonomik, reformat në ambientin e biznesit, stabilitetin financiar dhe avancimin e proceseve tjera zhvillimore.

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim me Bankën Botërore duke e falënderuar për përkrahjen e deritashme, përfshirë mbështetjen në sektorin e energjisë.

Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke premtuar përkrahjen e mëtejme për Kosovën.

Gjatë takimit u bisedua edhe për avancimin në sektorin e energjisë dhe projektet në drejtim të krijimit të kapaciteteve të reja energjetike, rritjen e efiçiencës në vend për konsum të energjisë dhe përkrahjen e Bankës Botërore në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.

Kryeministri Mustafa dhe drejtoresha Goldstein biseduan edhe për strategjinë e re të Bankës Botërore për Kosovë dhe aspekte tjera të bashkëpunimit dhe mbështetjes së saj për Kosovën.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  09.11.2016