Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Plan për të trajtuar cilësinë e ajrit në Shqipëri

Projekti i Bashkimit Europian, IBECA, dhe Ministria e Mjedisit prezantuan një draft të planit për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Shqipëri.

Në një takim me ekspertë të projektit të financuar nga BE, IBECA, dhe specialistë nga Ministria e Mjedisit, u prezantua një draft i planit kombëtar për cilësinë e ajrit. Ky është plani i parë kombëtar për menaxhimin e cilësisë së ajrit, i cili është i bazuar në legjislacionin e BE-së, “Acquis Communutaire”.

Paolo Bacca, drejtues i projektit për Forcimin Institucional për Zbatimin e Legjislacionit të Mjedisit dhe Klimës, IBECA, tha se “ky është një hap përpara në lidhje me implementimin e e legjislacionit mbi menaxhimin e cilësisë së ajrit” dhe ndjek hapa të mëparshëm për transpozimin e Direktivave të BE-së, mbi ajrin e pastër dhe uljen e metaleve të rënda në mjedis.

Menaxheri i sektorit të mjedisit dhe energjisë pranë Delegacionit të BE-së, Antoine Avignon tha se, “duke adoptuar këtë plan, qeveria bie dakord që në mënyrë aktive të reduktojë ndotësit të cilët dalin nga makinat, bizneset dhe ndërtimi”.

Ai përmendi se, tani ekspertët e kanë bërë nisjen e punës dhe i mbetet ligjvënësve dhe qeverisë për ta bërë këtë plan që të funksionojë për qytetarët shqiptarë. Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, tha se, është e nevojshme të investohet në monitorimin e ajrit duke rritur numrin e stacioneve në vend dhe veçanërisht në Tiranë, ku operon vetëm një stacion.

Monitorimi i cilësisë së ajrit është një komponent kryesor për çdo qasje efektive për menaxhimin e cilësisë së ajrit, sepse jep evidencë për vendimarrësit për menaxhimin dhe përmirësimin e mjedisit tonë.

Aktvititeti vazhdoi me diskutime nga ekspertë të cilësisë së ajrit të cilët prezantuan fushat kryesore, ku autoritetet shqiptare duhet të fokusohen për të përmirësuar dhe mbrojtur standardet e cilësisë së ajrit. Ata prekën mbështetjen financiare që nevojitet për të zbatuar planin e ri si dhe shpjeguan cilat institucione dhe autoritete duhet të përfshihen.

Scan Tv,  02.11.2016