Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Krujë, shpërthen bombola e gazit

Babë e bir kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në banesën e tyre në fshatin Cudhi në Krujë.

Mësohet se 50-vjeçari G.M ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa djali i tij, 11 vjeç, pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë pa probleme.

Sipas policisë dyshohet se shpërthimi ka ndodhur aksidentalisht si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Shqiptarja.com  01.11.2016