Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia nga mbetjet, ERE hap proçedurën

Prodhimi i energjisë nga djegia e mbetjeve duket se po i afrohet çdo ditë realizimit. Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur që të hapë procedurat për shqyrtimin e dokumentacionit dhe aplikimit të kompanisë “ALBTEK ENERGY”sh.p.k. në Elbasan, e cila ka një “Impiant të përpunimit të mbetjeve urbane” në qytetin e Elbasanit e përfituar përmes formës së partneritetit publik privat.

Kjo është e para licencë e kësaj natyre që jepet në vend në rast se nga dokumentacioni do të dilet në përfundimin se përmbushen të gjitha kushtet. Vlera e investimit është 21 milionë dollarë ndërkohë që nga djegia e mbetjeve parashikohet që të përfitohet energji në masën 17 250 Mwh në vit.

Një impiant i ngjashëm me koncension është duke u ndërtuar në qytetin e Fierit, por që ka hasur në rezistencë të banorëve. Për koiçidencë gjithë zhvillimet qoftë për dhënien me koncension të impianteve të ngjashëm, qoftë për aplikimin për licenca vijnë në kushtet kur debatet mbeten ende të nxehta lidhur me importin e mbetjeve.

Propozimi i mazhorancës hasi në kundërshtim të fortë të shoqërisë civile por edhe të opozitës, ndërkohë që Presidenti e rikthehu atë në parlament duke mos e dekretuar.

Scan Tv,  02.11.2016