Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Krujë, maskat grabisin karburantin

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një karburant në hyrje të Krujës. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:00 të mëngjesit.

Njëri i pajisur me automatik ndërsa dy të tjerët me pistoleta kanë qëlluar në drejtim të zyrës së karburantit dhe në momentin që roja bashkë me shitësin kanë dalë për të parë se ç’po ndodh grabitësit u kanë vënë armet në kokë dhe i kanë detyruar që tu japin shumën e lekëve që ata kishin.

Sipas policisë ata kanë marrë të ardhurat e xhiros ditore, rreth 10 000 lekë.

Më pas të maskuarit i kanë marrë 2 punonjësve çelësat e një makine e cila ishte e parkuar në parkingun e karburantit.

Pas grabitjes tre autorët e maskuar janë larguar me mjetin tip Audi A 3, ngjyrë gri e errët, me targa AA 771 JG.

Ndërsa në rreth orës 03:00 tre persona me çorape në kokë të pajisur me armë kanë grabitur 1 milionë lekë një pikë karburanti te mbikalimi i Rinasit.

Shqiptarja.com  01.11.2016