Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tesla i rikthehet fitimeve, mposht skeptikët

Tesla ka raportuar fitimin e parë neto për tremujor në thuajse 3 vite, nxitur nga 139 milionë dollarë prej shitjeve të makinave elektrike.
Elon Musk, kreu ekzekutiv deklaroi se kompania mund të rikthehet në fitim përsëri gjatë tremujorit të katërt. Prodhuesi i makinave elektrike sinjalizoi gjithashtu se ka reduktuar ndjeshëm kostot për prodhimin e modelit 3 sedan vitin që vjen.
Musk me optimizëm tha se plani aktual mund të mos ketë nevojë fare për gjenerim kapitali nga Modeli 3. Megjithatë, miliarderi i teknologjisë shtoi se Tesla mund të rrisë ende kapital që ti bëjë ballë paqartësive dhe të heqë riksun për biznesin.
Fitimi për tremujorin e tretë dhe një plan për shpenzime më të ulëta të kapitalit mund ti hapin dritën jëshille Elon Musk nëse ai do të synojë tregjet për cash.
Duke u kthyer në fitim, sikur edhe për një tremujor të vetëm, do të ndihmojë në bindjen e skeptikëve, të cilët kanë vënë në dyshim planet ambicioze për të kombinuar Tesla me prodhuesin e panelëve djellor SolarCity.
Tesla ka përballuar disa muaj të vështirë, që nisën me vdekjen e një konsumatori duke udhëtuar me Modelin S me autopilot, si dhe prej vendimit për të blerë kompaninë e mbytur me borxh SolarCity.
Tesla ka përsëritur se tregtimi në masë i Modelit 3 sedan do të fillojë në gjysmën e dytë të 2017-ës, me një çmim fillestar prej 35 mijë dollarë, që është sa gjyma e modelit S aktual.
Në terma afat-shkurtër, Musk thotë se përfitueshmëria do të varet nga shitjet e versionit të ri 100 kilovat për orë të Modelit S, që fillon në 134 mijë dollarë dhe mund të udhëtojë në 507 km me një karikim.

Scan Tv,  28.10.2016