Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Iraku ofron 12 puse të reja nafte

Ministria irakiane për Naftë ka publikuar të hënën një ofertë të re ankandi, lidhur me 12 puse të naftës për të cilat tha se do të përfshihet në negociatat me kompanitë e interesuara.

Sipas ministrisë, thirrja për ankand mundëson kompanitë që në marrëveshjen kontraktuale të propozojnë kushtet e tyre komerciale dhe financiare.

Në dokumentin qeveritar të publikuar online, thuhet se dymbëdhjetë puset e naftës gjenden në tre provinca të Irakut, tre në Basra, pesë në Misan dhe tre në provincën Qendrore.

Ministria ka para-kualifikuar 19 kompani për raundin e parë. Këto janë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, Kina, Rusia, Italia, Kuvajti, Indonezia, Vietnami, Tailanda dhe Rumania.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  27.10.2016