Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës e nisën mëngjesin e sotëm në rënie duke shënuar humbjen e tyre më të lartë në 6 javët e fundit, si pasojë e dyshimeve të investitorëve se prodhimi do të shkurtohej si pasojë e mbingopjes së tregut.

Eskpertë të Organizatës së Vendeve Ekspotuese të Naftës dhe homologë nga vende të tjera prodhuese të naftës si Rusia filluan sot bisedimet dyditore mbi marrëveshjen e shumëpritur për shkurtimin e prodhimit si pasojë e mbingopjes së tregut.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 16 cent duke u këmbyer me 50.31 dollarë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u mbyllën me 2 për qind më pak.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 27 cent duke u këmbyer me 49.45 dollarë për fuçi.

Revista Monitor,  28.10.2016