Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten çmimet e naftës gjatë protestës në Venezuelë

Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën mëngjesin e ditës së sotme të nxitura si nga shqetësimet mbi stabilitetin në Venezuelë gjithashtu edhe nga kërkesa e firmave në Azi edhe pse një pjesë e madhe e investitorëve vazhdojnë të kenë dyshime mbi aftësinë e OPEC-ut (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) për organizimin dhe koordinimin e shkrutimit të prodhimit si pasojë e mbingopjes.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 15 cent ose 0.31 për qind, duke u tregtuar me 49.33 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 20 cent ose 0.4 për qind duke u tregtuar me 50.18 dollarë për fuçi.

Revista Monitor,  27.10.2016