Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria i jep TAP-it truall për rrugët dhe urat

Rreth 10.3 hektarë tokë bujqësore do të shndërrohen në trualla për llogari të projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline. Mësohet se kjo është sipërfaqe do të ndikohet nga ndërtimi i 18 rrugëve të kalimit dhe 4 urave.

Më konkretisht: Në qarkun e Korçës do të rehabilitohen 9 rugë kalimi dhe 3 ura, ku sipërfaqja e tokës bujqësore që preket llogaritet në rreth 0.7 hektarë.

Në qarkun e Beratit do të rehabilitohen 8 rrugë kalimi sipërfaqja e tokës bujqësore, që preket do të jetë rreth 9.1 hektarë.

Në qarkun e Fierit parashikohet ndërtimi i një rruge kalimi dhe 1 ure, Sipërfaqja e tokës bujqësore, që preket nga ndërtimi i tyre llogaritet në rreth 0.5 hektarë.

Të gjitha këto sipërfaqet e tokës, që do të ndikohen nga ndërtimi i paketës së katërt të rrugëve të kalimit dhe urave të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), do të vihen në dispozicion të shoqërisë për përdorim të përkohshëm.

TAP, pas përfunditmit të punimeve është i detyruar të rehabilitojë mjedisin në ato pjesë të parcelave që janë ndikuar.

Revista Monitor,  27.10.2016