Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investitorët e naftës po përgatiten për çmime të larta

Shansi për të arritur një marrëveshje, që prodhimi i naftës bruto të ngrijë apo të ulet  në takimin e anëtarëve të OPEC-ut muajin e ardhshëm duket më i largët tashmë që Iraku është bashkuar me ata që kërkojnë një përjashtim, por investitorët po luftojnë që çmimi i naftës të rritet.

Çmimi i naftës është rritur në nivelin më të lartë deri në këtë moment të vitit, duke u rritur me 10%  në katër javë që kur Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, pranoi që të shkurtonte prodhimin dhe të frenonte në këtë mënyrë ofertën e tepërt.

Që nga vendimi i 28 shtatorit në Algjeri, në të cilin OPEC-u tha se do të kërkonte shkurtimin e prodhimit në nivelet 32.5-33.0 milionë fuçi në ditë, nga niveli aktual prej 33.24 fuçi në ditë.

Megjithëse ka pyetje të lëna pa përgjigje, si p.sh. sa i takon çdo vendi për të shkurtuar dhe a janë dakord të gjitha vendet për të shkurtuar prodhimin, investitorët kanë shtuar paratë e tyre si në kontratat “Future”edhe në opsione, nën ndikimin e shpejtësisë së frikshme që çmimi i naftës po rritet.

Të dhënat nga Komisioni i Tregtisë së Mallrave në të ardhmen CFTC në ShBA dhe InterContinental Exchange tregojnë se menaxherët kanë shtuar sasinë e parave në baste për rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar me ritme të shpejta në muajin tetor.

Menaxherët e fondeve kanë blerë afërsisht 218 mijë Kontrata “Future” dhe opsione në tetor, muaji me rritjen më të madhe sipas të dhënave, ndërsa investitorët kanë marrë “zemër” nga rezervat në rënie.

“Ndërsa tregjet e naftës tregojnë për një panoramë të vështirë të këtij malli nën peshën e një mbioferte, bilancet statistikore tregojnë se kushtet janë përmirësuar dukshëm”,- thotë analisti Kevin Norrish.  Nëse OPEC-u vjen me një shkurtim kuptimplotë të prodhimit në nëntor dhe në Hemisferën Veriore ka një dimër në kushtet normale, në këndvështrimin tonë, çmimi i naftës së papërpunuar rrezikon të përmbyset shumë më shumë.

Rezervat e ShBA, si dhe kontratat “Future” dhe opsionet e naftës së papërpunuar janë afërsisht 688 mijë, ekuivalente me rreth 688 milionë fuçi nafte, thuajse vlera e konsumit global javor i naftës.

Iraku nuk do të jetë pjesë

Një numër shtetesh, të cilët ende po përpiqen që të marrin një pjesë të tregut, përfshirë Iranin, i cili ka qenë nën sanksionin e shteteve perëndimore deri në janar të këtij viti. Nigeria dhe Libia, të cilët   kanë pasur një prodhim të kufizuar si pasojë e luftës dhe dhunës civile, pritet që të mos pranojnë një marrëveshje të tillë.

Të hënën, nafta e papërpunuar ra me 2.5% pasi Iraku, prodhuesi i dytë më i madh i OPEC-ut  pas Arabisë Saudite dhe kontribuuesi më i madh në rritjen e ofertës së grupit, tha se duhet të përjashtohet nga shkurtimi i prodhimit.

Tregjet e opsioneve duket se po nxisin investitorët kundër çdo marrëveshje që do të nënshkruajnë anëtarët e OPEC-ut në Vjenë në fund të nëntorit.

Kontratat “Future” janë kontrata të cilat e kanë të përcaktuar çmimin për një transaksion që do të bëhet në të ardhmen

Reuters,  26.10.2016